Ministri Manja përshëndet të diplomuarit në Universitetit të New York-ut në Tiranë - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 03/07/2024

Ministri Manja përshëndet të diplomuarit në Universitetit të New York-ut në Tiranë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit për vitin 2024 të Universitetit të New York-ut në Tiranë. Në fjalën e tij, Ministri Manja vlerësoi brezin e ri të profesionistëve që u diplomuan, duke e cilësuar Universitetin e New York-ut si një urë ndërlidhëse në marrëdhëniet miqësore Shqipëri-Turqi. “Urime të diplomuarve të vitit 2024 në Universitetin e New York-ut në Tiranë, një gur themeli i rëndësishëm i miqësisë midis Shqipërisë dhe Turqisë! Suksese dhe mbajeni në zemër Shqipërinë, shtëpinë tonë të përbashkët. Sot ka nevojë për energjinë, mendjen dhe profesionalizmin tuaj! Faleminderit që më bëtë pjesë të gëzimit tuaj sonte”, – tha Ministri i Drejtësisë.