Ministri i Drejtësisë z.Ulsi Manja dhe Drejtoresha e Institutit të Statistikave znj. Elsa Dhuli, kanë firmosur në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë një Memorandum Mirëkuptimi.
“Statistikat janë faqja e parë që duhet të lexojë çdo zyrtar kur nis një reformë, një ndryshim, apo kërkon përmirësim të shërbimit për qytetarët”, tha Ministri i Drejtësisë gjatë bisedës. Sipas tij, INSTAT ka kryer një punë voluminoze, të përgjegjshme dhe përkrahu e shprehu gadishmëri për të ndihmuar në iniciativat e reja të këtij institucioni.
Nga ana e saj, znj. Dhuli u shpreh e bindur se ky Memorandum Mirëkuptimi do të forcojë më tej bashkëpunimin në shpërndarjen, shkëmbimin dhe prodhimin e të dhënave që vijnë nga Ministria e Drejtësisë, apo i nevojiten asaj.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.