Mesazhi i Ministrit të Drejtësisë, z. Ylli Manjani pas miratimit të Ndryshimeve Kushtetuese - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 22/07/2016

Mesazhi i Ministrit të Drejtësisë, z. Ylli Manjani pas miratimit të Ndryshimeve Kushtetuese

Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani përshëndet miratimin me konsensus të plotë të Ndryshimeve Kushtetuese.

Më poshtë mesazhi i Ministrit të Drejtësisë, z. Ylli Manjani lidhur me finalizimin e këtij procesi të rëndësishëm:

“Tani është momenti të fillojmë diskutimin për miratimin e ligjeve, në zbatim të këtyre ndryshimeve. Paralelisht duhet edhe të ndërtojmë një kalendar veprimesh ekzekutive për zhvillimin e sistemit të ri të projektuar në Kushtetutë.

Në këtë periudhë tranzicioni i kërkoj trupës gjyqësore dhe prokurorisë të jenë të fokusuar në ushtrimin me korrektësi të pergjegjësisë së tyre publike.

Deri në transferimin e përgjegjësisë tek institucionet e reja që parashikohen në ndryshimet kushtetuese, puna vazhdon normalisht dhe me përgjegjësi ligjore.

Edhe njëherë urime miratimit konsensual të reformës së Shtetit tonë të përbashkët!