Mbahet tryeza e Partneritetit të Partnershipit për Integrimin Evropian - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 06/04/2023

Mbahet tryeza e Partneritetit të Partnershipit për Integrimin Evropian

Drejtoria e Integrimit dhe Negociatave së bashku me Drejtorinë e Politikave dhe Strategjive në Ministrinë e Drejtësisë në bashkëpunim me Lëvizjen Evropiane në Shqipëri (EMA) zhvilluan më datë 30 mars takimin e Platformës së Partneritetit Për Integrimin Evropian me temën “Nevoja për miratimin e një Strategjie Kombëtare për mbrojtjen/të drejtat e viktimave të krimit” tematikë dhe proces ky në vijim të angazhimeve të marra në kuadër të takimit bilateral për Kapitullin 23, konkretisht mbrojtjen e viktimave të krimit.

Takimi u hap nga Drejtoresha e Integrimit dhe Negociatave pranë Ministrisë së Drejtësisë, znj. Elona Bano, e cila paraqiti një ekspoze të risive që sjell acquis communitaire në fushën e mbrojtjes së viktimave të krimit dhe domosdoshmërisë së marrjes së masave konkrete nga shteti shqiptar në kuadër të angazhimeve të marra nga vendi ynë në kuadër të procesit të negociatave për Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”.

Në vijim Drejtoresha e Politikave dhe Strategjive në fushën e Drejtësisë pranë Ministrisë së Drejtësisë, znj. Elona Hoxha relatoi hapat konkretë që po merren nga Ministria e Drejtësisë për të parën strategji ndërsektoriale për mbrojtjen e viktimave të krimit, e cila do të hartohet nën ekspertizën e Asitencës Teknikë të Bashkimit Evropina për Ministrinë e Drejtësisë – Projeki JustAl

Në fjalën e saj, znj, Agnes Bernhard, Drejtuese e Projektit JustAl, njohu pjesëmarrësit me eksperiencën austriake dhe nevojën e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e mbrojtjes së viktimave të krimit.

Një vlerë e shtuar në këtë tryezë ishte shkëmbimi i eksperiencës me ekspertin sllovak Tomas Zabrenszki nga Departamenti i Parandalimit të Krimeve në Ministrinë e Mbrojtjes së Sllovakisë, i cili paraqiti problematikat e hasura nga shteti sllovak ne mbrojtjen, trajtimin dhe sidomos koordinimin ndërinstitucional për sa i përket kompensimit të viktimave të krimit.

Në takim morën pjesë anëtarë të PPIE si dhe shumë përfaqësues të tjerë të shoqërisë civie me ekspertizë në mbrojtjen e viktimave dhe të miturve të cilët u njohën me nevojën e miratimit të kësaj strategjie dhe ku dhanë idetë dhe kontributin e tyre mbi këtë proces.