Në datën 31 maj 2023 në ambjentet e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua takimi i Komitetit Drejtues Sektorial për Reformën në Drejtësi, me praninë e partnerëve ndërkombëtarë të cilët kanë bashkëshoqëruar jetësimin e Reformës në Drejtësi, institucioneve të pavarura të drejtësisë, shoqërisë civile, si dhe nën asistencën e çmuar të projektit JustAL.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi gjetjeve të Raportit të Monitorimit të zbatimit të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë dhe Planit të saj të Veprimit për vitin 2022, qartësimit të asistencës së partnerëve ndërkombëtar në sistemin e drejtësisë.
Takimi u drejtua nga zëvendësministrja e Drejtësisë, znj.Adea Pirdeni e cila në fjalën e saj e vuri theksin tek arritjet e sistemit të drejtësisë, sfidat me të cilat përballet sistemi.
Si një prej prioriteteve kryesore të Ministrisë së Drejtësisë dhe të gjitha institucioneve të përfshira me shumë përkushtim në këtë proces, znj.Pirdeni theksoi rëndësinë e vijimit të realizimit me sukses të kësaj reforme nëpërmjet zbatimit dhe monitorimit të vazhdueshëm të angazhimeve të ndërmarra për jetësimin e prioriteteve të drejtësisë.
Raporti i plotë i monitorimit për vitin 2022 është i publikuar në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Drejtësisë www.drejtesia.gov.al
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.