Marrëveshja e Bashkëpunimit me Universitetin Marin Barleti - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 25/01/2021

Marrëveshja e Bashkëpunimit me Universitetin Marin Barleti

Edhe një tjetër Klinikë Ligji hapet në Universitetin Marin Barleti. Ministrja e Drejtësisë znj. Gjonaj nënshkroi sot marrëveshjen e Bashkëpunimit që finalizon hapjen në mjediset e këtij universiteti të Klinikës së 10 Ligjore që do të ofrojë Ndihmë Juridike FALAS për qytetarët dhe kategoritë në nevojë.

Kjo Klinikë Ligjore si pjesë e Drejtorisë së Ndihmës Juridike, jetësohet për të na mundësuar shërbimin cilësor, mjediset e përshtatshme, me standarde dhe mbi te gjitha duke mbajtur parasysh afërsinë e Klinikës për kategori të caktuara të qytetarëve.

Klinika do të ofrojë shërbime të ndihmës juridike parësore me qëllim informimin e qytetarëve për legjislacionin shqiptar dhe aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga Shteti Shqiptar por edhe çështje të cilat lidhen me ndërmjetësimin, këshillimin, përpilimin e akteve, përfaqësimin pranë organeve të administratës shtetërore si dhe shërbime të tjera.

Znj. Gjonaj në fjalën e saj falenderoj Rektorin e “Universitetit Barleti”, Prof. Dr. Agim Kukeli dhe Administratorin e Deleguar, Prof. Asoc. Dr. Arbi Agalliu, në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit “Për dhënien e ndihmës juridike parësore nga Klinikat e Ligjit pranë Institucioneve të Arsimit të Lartë”

<?php echo do_shortcode(‘

‘); ?>