Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, priti sot në takim Sekretarin e Shtetit të Suedisë, z. Mikael Kullberg, dhe delegacionin e Ministrisë së Drejtësisë së Suedisë. Gjatë takimit, u zhvilluan bisedime të frytshme mbi zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e drejtësisë, përfshirë përmirësimin e sistemit penitenciar dhe perspektivat në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ministri i Drejtësisë vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë për fuqizimin e institucioneve tona të drejtësisë dhe kontributin e çmuar në avancimin e reformave thelbësore, që përbëjnë një shtyllë kyçe për zhvillimin demokratik të Shqipërisë dhe për afrimin e saj me standardet evropiane.
Ky bashkëpunim i fortë dhe i qëndrueshëm me Suedinë dëshmon përkushtimin e përbashkët për të forcuar shtetin e së drejtës dhe për të avancuar në rrugën e integrimit evropian të vendit tonë.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.