Ministri i Drejtësisë z.Ulsi Manja, takoi sot përfaqësuesen e UNDP në Shqipëri, znj. Monica Merino. Bashkëbisedimi u përqëndrua tek Reforma në Drejtësi, hapat që janë hedhur dhe po hidhen, si dhe tek lufta kundër korrupsionit, ku z.Manja ka një rol parësor si koordinatori kombëtar në luftën antikorrupsion. Në këtë kuadër, u fol edhe për punën voluminoze që ka nisur Drejtoria Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë.
Gjatë bisedës, z.Manja shprehu një nga synimet e tij në drejtimin e ministrisë për fuqizimin dhe rritjen e efikasitetit të Ndihmës Juridike për qytetarët shqiptarë.
Nga ana e saj, znj. Merino shprehu mbështetjen e plotë për luftën ndaj korrupsionit dhe gadishmërinë për të ndihmuar në këtë ndërrmarrje. Po ashtu ajo siguroi Ministrin e Drejtësisë se UNDP do të jetë e pranishme me asistencën e saj për qëndrat e ndihmës juridike, parësore dhe dytësore.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.