Ministri i Drejtësisë z.Ulsi Manja ka zhvilluar sot një takim me grupin e punës për projektligjin për Ndërmjetësuesit e Pasurive të Paluajtshme, si dhe me përfaqësues të këtij profesioni që po bashkëpunojnë me mendimet dhe sugjerimet e tyre në formulimin e projektligjit. Në fjalën e tij z.Manja u ndal në rëndësinë që kanë ndërmjetësit e Pasurive të Paluajtshme në luftën ndaj pastrimit të parave, duke theksuar se edhe partnerët ndërkombëtarë me të cilët vendi ynë bashkëpunon ngushtësisht, e shohin me prioritet këtë projektligj. “Në formulimin e projektligjit, po parashikojmë me hollësi mekanizmat e kontrollit dhe të liçensimit për ndërmjetësit, jo vetëm mos të jenë në konflikt me ligjet, por mbi të gjitha që ky profesion të mos shërbejë si mbulesë për pastrimin e parave”, u shpreh Ministri i Drejtësisë. Ai më pas kërkoi që grupi i punës të shpejtojë hapat në përgatitjen e plotë të projektit, me qëllim që brenda këtij viti të kalojë dhe të miratohet në Parlament.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.