Në vijim të aktiviteteve informuese kushtuar procesit të negociatave dhe integrimit, Drejtoria e Integrimit dhe Negociatave pranë Ministrisë së Drejtësisë sëbashku me Universitetin “Aleksandër Xhuvani” kanë organizuar më datë 5 prill një leksion të hapur, me temë “Negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian – Kapitulli 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”.
Leksioni i hapur u mbajt nga Zëvendësministrja e Drejtësisë, njëkohësisht dhe negociatore për Kapitullin 23 dhe Kriterin Politik, znj Adea Pirdeni, e cila paraqiti një ekspoze të rrugëtimit të Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian si dhe prezantoi hapat konkretë procesit të negociatave.
Në vijim Drejtoresha e Integrimit dhe Negociatave, znj. Elona Bano, ftoi studentët dhe pedagogët të bëheshin pjesë aktive e këtij procesi përmes pjesëmarrjes në Platformën e Partneritetit të Integrimit Evropian. Gjatë këtij aktiviteti u lançua dhe konkursi për esenë më të mirë duke zgjedhur një nga tre tematikat e mëposhtme: Bashkimi Evropian dhe mundësitë për të rinjtë
Leksioni i hapur u përshëndet nga Zëvendësrektorja e Universitetit të Elbasanit, znj. Elvira Fetahu, e cila në fjalën e saj theksoi rolin e rëndësishëm që bota akademike dhe studentët kanë në proces sa teknik aq dhe me dimension shoqëror dhe ekonomik.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.