Konferenca mbi sfidat dhe mundësitë në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e integritetit - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 05/07/2021

Konferenca mbi sfidat dhe mundësitë në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e integritetit

U zhvillua sot konferenca mbi sfidat dhe mundësitë në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e integritetit, me prezencën e Kryeprokurorit të DNA Rumani z. Bologa. Kryeprokurori Bologa ndau me ne eksperiencën që ka kaluar Rumania në luftën kundër korrupsionit.

 

Pjesë e panelit ishte dhe euroambasadori Luigi Soreca, për mbështetjen që Delegacioni Evropian i ka dhënë Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion në qasjen parandaluese dhe atë ndërgjegjësuese.

 

Gjithashtu dhe Sekretarja ekzekutive e GRECO-s, znj. Hane Juncher, ndau përvojën dhe theksoi domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal kundër korrupsionit, përmirësimin e masave të konfiskimit të pasurive dhe rikuperimit të aseteve.

 

Në këtë konferencë morën pjesë dhe Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme z. Arben Kraja dhe Drejtuesja e BKH-së znj. Aida Hajnaj.