Përgjatë tre ditëve është zhvilluar në Tiranë Konferenca e parë Kombëtare Antikorrupsion. Në fjalën e tij të ditës së parë, Ministri I Drejtësisë z.Ulsi Manja ka bërë një paraqitje të shkurtër të punës si Ministër I Drejtësisë ku vepron njësia antikorrupsion, por edhe si Koordinator Kombëtar I Antikorrupsionit. Mes të dhënave që ka referuar, Manja ka përmendur 1211 denoncime në njësinë Antikorrupsion në MD që prej krijimit të saj, nga të cilat janë trajtuar 493 me 20 kallzime në prokurori për 40 zyrtarë të të gjitha niveleve në administratë. Po ashtu Manja ka treguar për 79 masa administrative, 20 largime të menjëhershme nga puna, 7 heqje liçensash për noterë dhe përmbarues, tre masa disiplinore etj. Në fund të kësaj konference, Ministri I Drejtësisë ka pasur një fjalë të shkurtër përmbyllëse të cilën mund ta përmbledhim në një moto: “Kur ka vullnet politik, përkushtim institucional, besim publik, lufta kundër korrupsionit nuk mbetet premtim, por bëhet realitet i prekshëm duke rritur pritshmëritë e qytetarëve. Ky është suksesi i vërtetë”, është shprehur Manja.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.