Koncept-dokumenti strategjik për SND-në - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 06/11/2020

Koncept-dokumenti strategjik për SND-në

Ministria e Drejtësisë, në kuadër të avancimit të reformës në drejtësi, ka iniciuar procesin e hartimit të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2021-2025. Sot zhvilluam takimin e parë konsultativ me Grupin Teknik të Punës me përfaqësues të institucioneve të pavarura të drejtësisë dhe institucioneve të varësisë së Ministrisë së Drejtësisë.

Nën koordinimin e  Ministrisë së Drejtësisë dhe me asistencën e ekspertëve të EURALIUS V diskutuam koncept-dokumentin strategjik për SND-në e re, për të garantuar në përfundim të gjithë procesit shumë-takimësh të konsultimit një dokument strategjik gjithëpërfshirës, të përmirësuar dhe në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore të të gjitha institucioneve të përfshira në jetësimin e reformës në drejtësi në vend.