Njoftimi për zhvillimin e procedurave përzgjedhëse për avokatët dhe organizatat jo fitimprurëse, që do të nënshkruajnë kontratën e ofrimit të ndihmës juridike për vitin 2016.
Neni 4
Kriteret për avokatët dhe zyrat e avokatisë
2. Avokatët ose zyrat e avokatisë që dëshirojnë të ofrojnë ndihmën juridike duhet të paraqesin në Komisionin Shtetëror këto dokumente:
e) Dy rekomandime, në të cilat të përshkruhet njëherësh eksperienca në punë, përvoja në fushën e ndihmës juridike, cilësitë profesionale të kërkuesit, si dhe reputacioni dhe integriteti
moral. Rekomandimet paraqiten në një zarf të mbyllur me nënshkrimet e rekomanduesit në pjesën e mbylljes së zarfit.
f) Vërtetim se avokati apo pjesëtarët e zyrës së avokatisë nuk janë deri në kohën e aplikimit c në procedim disiplinor nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.
3. Avokati apo zyra e avokatisë të cilit i është zgjidhur kontrata e shërbimit të ndihmës juridike nuk ka të drejtë të aplikojë.
Neni 5
Zgjedhja e avokatëve
Subjekti i cili me vendim të Komisionit kualifikohet për të përfituar ndihmë juridike ka të drejtë të zgjedhë avokatin në bazë të listës të vënë në dispozicion nga Komisioni Shtetëror për Ndihmën Juridike.
Lista përmban emrat e avokatëve sipas fushës së kualifikimit profesional si dhe dokumentat shoqërues përkatës. Avokati duhet të ndihmojë kërkuesin e ndihmës juridike që të plotësojë formularin për kërkimin e ndihmës juridike në formën e përfaqësimit në gjykatë për çështjet civile dhe administrative”dhe të plotësojë vetë formularin e kërkimit të ndihmës juridike të llojeve të tjera, nëse ka.
Neni 6
Kriteret për Organizatat Jofitimprurëse
2. Organizatat Jofitimiprurëse që dëshirojnë të ofrojnë ndihmën jurdike të financuar nga shteti duhet të paraqesin në Komisioni Shtetëror këto dokumenta:
dh) Dy rekomandime, në të cilat përshkruhet njëherësh eksperienca në punë, përvoja në fushën e ndihmës juridike, cilësitë menaxheriale, ekspertiza teknike e stafit dhe korrektesia.
Rekomandimet paraqiten në një zarf të mbyllur me nënshkrimet e rekomanduesit në pjesën e mbylljes së zarfit.
3. Organizata Jofitimprurëse të cilës i është zgjidhur kontrata e shërbimit të ndihmës juridike nuk ka të drejtë të aplikojë.
KRYETARI
BLEGINA AGOLLI
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.