I nderuar Kryetar I Kuvendit
Të nderuar deputetë,
Të nderuar qytetarë,
Në rradhë të parë ju falenderoj të 7 deputetëve që keni kërkuar këtë interpelancë me mua për sistemin e burgjeve, duke kuptuar ndjeshmërinë tuaj pa dyshim për problematikat dhe vështirësitë që hasim si një sistem sigurie, por edhe për një arsye tjetër pasi jam e bindur që kjo intereplancë është një mundësi e mirë për të bërë transparent edhe me publikun të gjitha masat që kemi marrë.
Unë do të doja që cështjet që keni ngritur dhe në kërkesën me shkrim ti sqaroja një për një pasi nuk do të doja të humbja asnjërën nga cështjet pa u përgjigjur sidomos kur flasim për sistemin e burgjeve sot në krahasim me atë dje, për shkak se reforma që ka nisur në sistemin penitenciar, masat që janë marrë janë tërësore dhe padyshim kanë dhënë rezultatete konkrete në sistemin penitenciar.
Shumë aspekte të tjera janë në rrugë e sipër për tu përmirësuar por për një gjë jam e bindur se burgjet nuk janë më institucione ku ligjin e bënin të dënuarit, por sot janë institucione ku të gjithë duhet ti bindin ligjit. Duke përfshirë të dënuar por edhe punonjës dhe drejtues të institucioneve penitenciare të cilët deri dje ishin kthyer në shërbyes të të dënuarve.
Ka padyshim raste të shkeljeve, ku punonjësit çedojnë nga zbatimi korrekt I ligjit por ajo cfarë është shumë e rëndësishme dhe që fillon që nga institucionet tona ligjzbatuese dhe deri tek organi I akuzës është ndëshkueshmëria e rasteve dhe fenomeneve të tilla.
Kush njeh sadopak si funksionon sistemi penitenciar edhe në vendet më të zhvilluara e di që problematikat në burgje janë të një karakteri të vazhdueshëm.
Në burgje është shënuar një progress I gjithëanshëm falë edhe reformës që kemi ndërmarre duke përfshirë aspektin legjislativ, infrastrukturor, projektet për elementët e sigurisë në burgje, për punonjësit e policisë ashtu si për trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve.
Një sërë aspektesh problematike që hasim sot në praktikë, janë edhe për shkak të një sërë hapsirash që ka lënë legjislacioni kohë pas kohe. Kjo është arsyeja pse kemi ndërmarrë edhe një sërë ndryshimesh për të përgatitur një ligj të ri për trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve por njëkohësisht edhe për policinë e burgjeve, një sërë hapsirash ligjore, të cilat jo paqëllim nuk janë plotësuar më herët.
Një progress ka shënuar edhe trajtimi I punonjësve të burgjeve, për trajtimin e tyre financiar, kushteve të punës, pajisje me uniforma, si dhe mundësinë e transportit për ata të cilët punojnë larg vendbanimit të tyre.
Tashmë më shumë se një vit me një rregullim të brendshëm ligjor, punonjësit e policisë së burgjeve nuk janë më pre e transferimeve abusive larg banesës së tyre dhe pjesa më e madhe që kanë qënë të transferuar shumë vite më para janë rikthyer në vendin e punës afër banesës.
Tashmë ka një përmirësim rrënjësor sipas ligjit të proceseve disiplinore të punonjësve që janë gjetur në shkelje dhe masat administrative të marra ndaj tyre, ku respektohen të gjitha parimet e proceseve të rregullta ligjore.
Po të shohim shifrat, ka një ulje të pakrahasueshme të lirimeve të punonjësve të policisë së burgjeve në mënyrë abusive nga detyra, ka një zhvillim karriere në nivele drejtuese nga trupa policore duke promovuar elemantë të cilët janë më integritet në pozicione më të larta drejtuese, duke përfshirë këtu, si në strukturën policore ashtu edhte në drejtimin e instuitucioneve penitenciare.
Për herë të parë përgjatë këtij mandati, janë disiplinuar nëpërmjet normave rregullatore, marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe në akademinë e sigurisë, rekrutimi I punonjësve të policisë së burgjeve.
Nëpërmjet një procedure konkurimi, transpartente dhe meritrokratike, janë rekrutuar punonjësit e policisë së rolit bazë, të cilët kanë ndjekur të njëjtat procedura rekrutimi si punonjësit e policisë së shtetit.
Nga dhjetori I 2017 kur ka filluar për herë të parë kjo praktikë, dhe deri më sot janë rekrutuar 650 punonjës policie duke përfshirë edhe rekrutimet në IEVP Shkodër, të rolit bazë nëpërmjet testimit në akademinë e sigurisë ku kandidatët janë nënshtruar testimit fizik dhe atij të njohurive duke u kontrolluar me metodën scantron nga Akademia e sigurisë.
Të gjithë këta punonjës të rinj policie, kanë ndjekur në mënyrë rigoroze trajnimin për muaj dhe më pas janë emëruar nëpër isntitucione sipas vendeve vakante. Kjo është një mënyrë shumë e frytshme duke I dhënë fund emërimeve nepotike me karakter elektoral dhe me punonjës të paverifikuar lidhur me rekordet penale të tyre.
Padyshim ka ende shumë për të bërë në aspektin e trajnimit, vazhues të tyre, program të cilin po e ndertojmë sëbashku me këshillin e europës.
Një ndër objektivat e planit të veprimit I kushtohet pikërisht procedurave të rekrutimit dhe përmirësimin e tyre por njëkohësisht dhe programet trajnuese të stafit.
Për hërë të parë është futur një praktike e re në emërimin e drejtuesve të institucioneve pentitenciare, duke u organizuar nëpërmjet konkurseve publike, transparente ku kandidatët janë ushtruar verifikimit të figurës së tyre dhe për herë të parë në këtë mandat ata kanë depozituar formularin e dekriminalizimit, I cili nuk është detyrim ligjor por një kërkesë e urdhëruar nga Ministri I Drejtësisë .
Çdo kanditat I është nënshtruar testimit të njohurive me shkrim ashtu sikurse intervistës me gojë për të zgjedhur kanditatët më të mirë.
Padyshim, ç’rrënjosja e mentalitetit të emërimeve të drejtuesve të burgjeve për interesa personal dhe financiar, si dhe me urdhera politikë ka bërë që jo shumë individë të marrin kurajon për të konkuruar në këto inmstitucione. Por nga ana tjetër besoj që procedurat e konkurimit të cilat janë transparente dhe u japin mundësi të barabartë të gjithëve për të konkuruar do të heq dhe ç’rrënjos këtë mentalitet.
Nga konkursi I zhvilluar në gusht dhe shtator të vitit 2019, u emëruan një sërë drejtuesish të cilë u vlerësuan nga komisione tashmë të ngritura, të cilët veprojnë mbi bazën e procedurave të mirëpërcaktuara, ku edhe ndonjë problematik që mund të jetë hasur edhe me verifikimin e figurës së kanditatëve do të ndyshohet me ligjin me propozimet ligjore që kemi adresuar.
Situata në burgje sot, është tërsisht e ndryshme duke patur në vëmëndje shtimin dhe garantimin e sigurisë nëpërmjet intesifikimit të kontrolleve, përmirësimit të procedurave dhe akteve nënligjore, bashkëpunimi ndërinstuitucional si dhe respektimi I të drejtave të dënuarve dhe të paraburgosurve.
Janë marrë një sërë masash për për ato element ku janë paraqitur një sër problematikash ku janë marrë gjithashtu një sërë masash për ato subvjekte criminal që paraqesin rrezikshmëri të klartë. Duke eleminuar cdo trajtim preferencial të të burgosurve dhe nga vet punonjësit e policisë së burgjeve apo stafi drejtues.
Janë marrë një sërë masash administrative dhe disiplinore nëpërmjet normimin me urdhëra të brëndshëm për uljen e numrit të takimeve që një I burgosur bën në institucione, në respektim të rregullores së burgjeve. Nga verifikimet që kemi kryer ka patur të burgosur që kryenin mbi 850 takime në vit në të kaluarën , mbase dhe axhenda e debutetëve këtyu nuk I ka, ndërkohë që rregulloja parashikon 48 në vit.
Janë marrë masa ligjore nëpërmjet urdhërave për të emleminuar takimet me avokatët me shoqërinë e kujtdo I cili nuk kishte lidhje me mbrojtjen ligjore të të dënuarit. Për herë të parë në sistemin e burgjeve është zbatuar një dispozitë që lidhet me regjimin e mbikqyrjes së vecantë ku vendosen deri në tre muaj të gjithë ata, të paraburgosur dhe të dënuar të cilët rrezikojnë sigurinë apo veprime të tjera në kundërshtim me ligjin.
Për herë të parë kemi aplikikuar e këtij regjimi ku janë vendosur 51 persona të dënuar, për herë të parë nga një dispozitë që kishte mbetur vetëm në ligj. Nëse në të kaluarën, punësimi i të dënuarve bëhej abuziv dhe fiktiv me qëllim favorizimin e tyre për përfitim me 3.9 ditë ulje dënimi në muaj, tashmë kjo është rregulluar dhe normuar me qëllim shmangien e punësimit abuziv apo këtij përfitimi abuziv. Sot që flasim ka verifikime në proces për abuzime të këtij lloji. Ku padyshim ashtu sic janë marrë masa disiplinore deri tani do të merren edhe në vjim.
Një ndër elementët të cilës i kemi kushtuar një vëmëndje të vecantë, janë pikërisht raportet e vlerësimeve të sjelljes së dënuarve në gjykatë. Janë nxjrrë urdhëra nga unë si Ministri I Drejtësisë dhe nga Drejtori I Përgjithshëm I Burgjeve për standartizimin e praktikave që dorëzohen në gjykatë për ulje të dënimit, lirimet me kusht, ndryshimet e sigurisë si dhe njëkohësisht për përmirësimin e këtyre raporteve.
Nëpërmjet këtyre normave të reja është bërë e mundur rregullimi I hapsirave ligjore me qëllim shmangien e abuzimeve.
Duke marr shkas edhe nga stituata të evidentuara herë pas here dhe për të mbajtur në kontroll situatën për çdo kënd që guxon të shkel ligjin, nga Ministri I Drejtësisë është lëshuar urdhëri për informimin e të gjitha praktive që shkojnë në gjykatë që ndiqen nga burgjet për ata dënuar me mbi 15 vite heqje lirie.
Për këtë arsye, një sërë masash janë marrë ndaj punonjësve të policies së burgjeve duke përfshirë edhe një sërë drejtuesish të lartë , duke përfshirë këtyre edhe drejtuesve te IEVP-ve të cilët janë shkarkuar por edhe janë kallzuar në prokurori. (shkurt 2019 1 drejtues I IEVP kallzuar në prokurori).
Janë rritur masat e sigurisë dhe parandalimit të veprimeve kriminale në burgje, gjate vitit 2019 dhe janë kapur 172 aparatë celularë, po ashtu në 48 raste të lëndëve narkotike. Vetëm gjatë vitit 2019 janë referuar 373 ngjarje, ku 11 janë drejtues ievp-së, 83 punonjës policie dhe 37 punonjës administrate, janë marrë masat për sigurinë duke vendosur për herë të parë pajisje për bllokimin e valëve të celularëve ne dy burgje të sigurisë së lartë, peqin, fush-kruje dhe 313.
Janë marrë masa për të normuar leje të vecanta dhe lejet shpërblyese, duke kaluar në një proces kontrolli dhe vlerësimi nga komisioni I lejeve në burg dhe bordi I monitorimin në DPB,
Është mbyllur njëherë e mirë historia e dërgimit me leje të vecantë të personave ne mëyrë abusive deri në 5 herë brenda 3 muajve.
Është mbyllur një hërë e mire historia e lejeve të vecanta me orë apo me ditë ku të dënuarit drekonin apo darkonin me deputetë apo dilnin jashtë për të kryer vepra penale, me lejen e drejtuesve për të kryer ndonjë vepër penale. Tashme dhënie e lejeve të vecanta behet vetem për ngjarje apo kritere të parashikuara në ligj.
Janë marrë masa për procedurat e transferimit të burgosurve dhe të paraburgosruve nëpërjet një procesi rigoros nëpërmjet vleresimit të gjithë sektoreve dhe rishikim trë procedurave deri ne drejtuesit e larte në DPB, për të parandaluar raste abusive apo korrupsioni.
Janë marrë masa dhe po vijon të merren masa për vlerësimin e rastve që kërkojnë kujdes shëndetësor specifik, duke jua mundësuar në bazë të ligjit të gjithë kujdesin shëndetësor të gjithë te paraburgosurve dhe te burgosurve duke mos lejuar abuzim me to.
Pavarësisht masave administrative dhe atyre me karakter ligjor janë evidentuar abuzime, por ajo cka nuk kemi lejuar ne ka të bëjë me pandëshkueshmërinë duke marrë masa disiplinore deri në referime në prokurori për të gjitha këto situate dhe nëse dje këto bëheshin me bekimin drejtuesve të lartë, sot të gjithë e dinë që nuk kanë asnjëlloji favorizimi, përkundrazi kanë ventëm ndëshkimin sipas parashikimit ligjor.
E kam bërë të qartë që në krye të herës se ka ikur koha kur drejtues të lartë të burgjeve bënin takim me të dënuarit për të favorizuar ata dhe ka ikur koha e mos reagimit dhe e mos marrjex se masave ndaj atyre që guxojnë të shkelin ligjin, mund të kete pasur raste kur individë kanë gabuar por e kemi treguar që nuk kanë gabuar institucionet, pasi kanë marrë ndëshkimin sipas ligjit.
Dhe unë nuk e kuptova z. Maliqi dhe deputetët e tjerë cili është meraku juaj që më keni thirrur në këtë interpelancë që kam marrë masa ndaj atyre që kanë shkelur ligjin ,që janë shkarkuar dhe janë referuar në prokurori, apo se ju cënohet trajtimi preferencial disa të dënuarve.
Për rastin e fundit, ku I ken I veshur vetes cilesit e gjyqtarit dhe prokurorit, ku e keni konsideruar të jashtëligjshme që janë bërë për drejtuesit e lartë në sistemin e burgjeve, cili është meraku juaj? Cili është shqetësimi juaj? Duhet të mësoheni njëherë e mirë që institucionet duhet të reagojnë me masa institucionale, me masa administrative për këdo që shkel ligjin. Dhe unë do besoja fort që ju do ishit në favor të masave që Ministri apo Drejtori I Përgjithshëm merr në rastet e shkeljes së ligjit.
Ka ikur koha kur drejtuesit e lartë bekonin apo bënin sikur nuk shikonin shkeljet. Sot është koha e ligjshmërisë dhe koha e ndëshkimit të çdo rasti abuziv. Sot është koha e zbatimit të regjimit të posaçëm 41/bis.
Të nderuar deputetë,
Edhe pse Ministria e Drejtësisë dhe DPB-ja ka bërë jo pak gjëra në këto dy vjet për të përmirësuar kushtet, jo vetëm për të dënuarit dhe paraburgosurve por edhe të punonjësve të policisë së burgjeve, por edhe për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e korrupsionit, jam e ndërgjegjshme që me miratimin e ligjeve të sistemit penitenciar do kemi më shumë mundësi për të shmangur edhe problematika që vijnë në zbatim.
Është e vërtetë që unë jam koordinatore kombëtare antikorrupsion, ashtu siç është e vërtetë z. Maliqi që kur keni qënë zv/ Drejtor i përgjithshëm, keni qënë kryetar i grupit antikorrupsion të ngritur me urdhërin tim. Por unë nuk kam parë ndonjë rezultat gjatë kohës që keni qënë ju në krye të këtij grupi.
Probleme të vecanta apo sporadike, kur reagimi institucional është i fortë dhe i palëkundur nuk mund të errësoj kurrsesi atë përmirësim cilësor që kemi bërë në sistem, si për burimet njerëzore, përmirësimet në infrastrukturë dhe investimet për cështjet e sigurisë që kanë ndikim të drejtëpërdrejtë në sigurinë në sistemin penitenciar.
Jemi të angazhuar që të vazhdoj me reformat në sistemin penitenciar për përmirësimin e kushteve, rritjen e sigurisë në burgje dhe luftën e kundër korrupsionit dhe jam shumë e vetëdishme që forcimi i këtyre masave do rrisin sigurinë dhe shumë persona do të preken dhe do tu prishet rehatia nga masat që do të marrim.
Por do të vazhdoj të ushtroj të gjithë veprimtarinë time me ligjshmëri vetëm dhe vetëm në zbatim të ligjit dhe kushtetutes.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.