Forumi mbi Drejtësinë në Ministerialin BE-Ballkani Perëndimor - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 22/10/2020

Forumi mbi Drejtësinë në Ministerialin BE-Ballkani Perëndimor

Në kuadër të presidencës së Gjermanisë, Ministrja Federale e Drejtësisë znj. Christine Lambrecht drejtoj Forumin mbi Drejtësinë në Ministerialin BE-Ballkani Perëndimor.

Në këtë Ministerial, pjesëmarrëse ishte dhe Ministrja e Drejtësisë znj. Etilda Gjonaj, e cila shkembeu me homologët impaktin e pandemisë Covid-19 në sistemin e drejtësisë si dhe masat e marra nga qeveritë respektive duke theksuar rëndësinë dhe suksesin e bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar, dixhitalizimin e sistemit të drejtësisë dhe rishikimin e kuadrit ligjor për të garantuar përdorimin korrekt të teknologjisë.

Me qëllimin për të garantuar aksesin në drejtësi përgjatë pandemisë duke respektuar të drejtat themelore të njeriut qeveritë kanë marra masa të ngjashme dhe sot shkëmbyem praktikat tona më të mira.

Shteti i së drejtës, është një objektiv i përbashkët rajonal, i cili bëhet më i arritshëm nëpërmjet forcimit të bashkëpunimit.