Rritja e sigurisë së brendshme në burgje vijon të jetë një nga objektivat kryesore të punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve.
Të dy këto struktura janë duke zbatuar plane masash me detyra konkrete me qëllim parandalimin dhe kapjen e sendeve të ndaluara që tentohet të futen në IEVP-të e ndryshme, apo që prodhohen në mënyrë artizanale nga vetë të burgosurit.
Bazuar në mbledhjen e informacionit, kontrollin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale në të gjitha IEVP-të e vendit është arritur që gjatë një periudhë 3 javore, të kapen:
Për shkeljet e konstatuara janë marrë masa administrative për punonjësit përgjegjës të burgjeve. Konkretisht janë pezulluar nga detyra:
Janë proceduar penalisht gjithsej 13 persona:
Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit janë referuar në organin e Prokurorisë 3 raste për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
Forcimi i sigurisë në burgje është një nga shtyllat e reformës së thellë që është ndërmarrë në sistemin penitenciar në vend dhe që po jep rezultate të mira në funksion të rritjes së standardeve të këtij sistemi. Inspektimet dhe kontrollet nga të dyja strukturat në bashkëpunim do të vijojnë në mënyrë intensive.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.