E nderuar zonja drejtuese e seancës,
Të nderuar deputetë,
Është jo rastësi që në të njëjtën ditë që miratohet Rezoluta për celjen e negociatave, diskutohet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Shqipërisë, me statusin e vëzhguesit, në Agjencinë e të Drejtave Themelore.
Ratifikimi i marrëveshjes është një shenjë e rëndësishme për përparimin që ka bërë Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe hapjen e pritshme të negociatave të Shqipërisë.
Agjencia për të Drejtat Themelore, është një nga instrumentat kyç, nëpërmjet të cilave Bashkimi Evropian mat, raporton dhe vendos standardet për të drejtat themelore në të gjitha vendet anëtarë të BE.
Krahasimisht, si edhe për çdo vend të BE, Agjencia e të Drejtave Themelore do të luajë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave themelore edhe në Shqipëri.
Pasi është një ndër agjensitë, në të cilën vendet përfaqësohen me ekspertët më të mire në fushën e të drejtave të njeriut dhe pjesëmarrja në të.
Standartet që do të vendosi Agjencia e të Drejtave Themelore, për trajtimin me dinjitet të çdo qenie njerëzore, do të jetë edhe për Shqipërinë, një udhërrëfyes i mire për ecurinë e reformave tona në mbrojtjen e të drejtave themelore dhe trajtimin me dinjitet të çdo njeriu.
Nëpërmjet kësaj agjencie, Shqipërisë do ti ofrohet një mundësi e artë që të përfitojë nga asistenca e ekspertëve më të mirë të Bashkimit Evropian në hartimin e legjislacionit në përputhje me standardet më të mira të BE dhe gjithashtu, garantimin e mekanizmave të përshtatshëm që garantojnë efektivisht zbatimin e këtij legjislacioni.
Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje do të jetë një nxitje më shumë për të gjitha institucionet shqiptare që të garantojnë, në çdo kohë mbrojtjen e të drejtave themelore.
Në këtë kuadër, nëpërmjet pjesëmarrjes në këtë agjenci, ne kemi në duar një instrument më shumë që të garantojmë përafrimin e shpejtë e cilësor të legjislacionit me Bashkimin Evopian duke ndihmuar kështu, procesin e integrimit në BE
Por gjithashtu ratifikimi i marrëveshjes me shkëmbim notash, është një mesazh i qartë edhe për vendet anëtare të BE që shqipëria ka dëshirën dhe vullnetin për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane.
Nëpërmjet mbështetjes me fonde nga bashkimi evropian, kostot e pjesëmarrjes së Shqipërisë në këtë Agjensi do të mbështeten në masën 80% nga marrëvshja IPA II si mbështetje për pjesëmarrjen në programet e BE-së.
Pjesëmarrja në këtë agjensi do të shërbejë jo vetëm për përfitimin e asistencës teknike por edhe në perceptimin e qytetarëve Evropian dhe qeverive të vendeve të Bashkimit Evropian, duke e parë Shqipërinë, si një shtet të barabartë ndërmjet vendeve të familjes evropiane, ndihmojë edhe të krijojnë besimin që Shqipëri është gati për t’u ulur në të njëjtën tyrezë, e për të filluar negociatat për anëtarësimin në BE.
Me ratifikimin e marrëveshjes nga Kuvendi, do të na jepet mundësia për të emëruar përfaqësuesin e Shqipërisë në Bordin drejtues të kësaj agjensie duke respektuar rregulloren e funksionimit të kësaj agjensie.
Unë besoj fort që kjo marrëveshje do të votohet nga të Gjithë anëtarët e Kuvendit, si një mesazh i forte që Kuvendi i dërgon të gjitha vendet e BE që Shqipëria, ka vullnetin politik dhe angazhimin për të marrë përsipër të gjitha detyrimet në angazhimin në rrugëtimin e bashkimit evropian.
Faleminderit,
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.