Azerbajxhan, Ministri Naço takon homologun Fikrat Mammadov - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 01/07/2014

Azerbajxhan, Ministri Naço takon homologun Fikrat Mammadov

Ministri i Drejtësisë z. Nasip Naço së bashku me Prokurorin e Përgjithshëm z. Adriatik Llalla, po zhvillojnë një vizitë pune në Baku të Azerbajxhanit.

 

Qëllimi i kësaj vizite lidhet me pjesëmarrjen në konferencën me temë ‘Lufta kundër Korrupsionit Standardet ndërkombëtare dhe përvojat kombëtare’

 

Konferenca e cila është e oganizuar me mbështetjen e Këshillit të Europës dhe Akademisë Ndërkombëtare të Anti-Korrupsionit, ka mbledhur së bashku Grupin e Shteteve kundër Korrupsionit (GREKO).

 

Gjatë zhvillimeve të kësaj konference, Ministri Naço ka pasur mundësinë për të zhvilluar një takim me homologun e tij të Azerbajxhanit, z. Fikrat Mammadov.

 

Në këtë takim Ministri Naço e vlerësoi si mjaft të rëndësishme pjesëmarrjen në këtë konferencë, ndërsa e cilësoi si një mundësi të shkëlqyer thellimin e shkëmbimit të eksperiencave me vendet Europiane dhe të Rajonit.