Të nderuar të pranishëm,
Lufta kundër korrupsionit është një prioritet kombëtar dhe një domosdoshmëri për ndërtimin e një Shqipërie të drejtë, të ndershme dhe të zhvilluar. Ky nuk është vetëm një angazhim qeveritar, por një betejë për sigurinë tonë kombëtare, për të mbrojtur institucionet tona dhe për të forcuar besimin e qytetarëve. Dua të ndalem tek tre aspekte kyçe: hapat që kemi ndërmarrë, rezultatet e prekshme që kemi arritur dhe sfidat që mbeten.
1. Reforma në Drejtësi: Themel i Besimit Publik
Një qasje gjithëpërfshirëse
Reforma në drejtësi është gurthemeli i luftës tonë kundër korrupsionit. Procesi i vettingut ka pastruar sistemin nga individë që nuk përmbushnin standardet e integritetit.
Më 21 nëndor 2024, KPK dha vendimin e fundit duke përmbyllur me sukses mandatin sipas kushtetutës dhe ligjit të rivlerësimit së bashku me KP.
Në sitën e vettingut kaluan 805 subjekte: gjyqtarë, prokurorë, këshilltarë ligjorë dhe ndihmës ligjorë.
Ky proces ka rikthyer besimin tek drejtësia, duke siguruar që askush të mos jetë mbi ligjin.Krijimi i një sistemi gjyqësor më të fortë dhe të pavarur është faktor kyc në garantimin e sundimit të ligjit dhe në krijimin e një ambienti të favorshëm për investime dhe zhvillim ekonomik.
Sfida që kemi përpara :
2. Struktura e Posacme Antikorrupsion -SPAK
SPAK është kthyer në model suksesi në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe sot është kthyer në institucionin më të besueshëm për publikun. Rezultatet e tyre të punës flasin qartë dhe unë nuk do të ndalem në këtë pikë pasi Drejtuesi i SPAK z. Dumani është vetë prezent në panel, por dua të sjell në vëmëndjen e të pranishmëve por dhe të opinionit publik që SPAK deri tani ka :
Mesazhi është i qartë:
Askush nuk është mbi ligjin dhe çdo abuzim do të ndëshkohet.
3. Teknologjia në Shërbim të Transparencës
Digjitalizimi: Armë e fuqishme kundër korrupsionit të përditshëm
Për të luftuar korrupsionin në shërbimet publike, kemi vendosur theksin tek digjitalizimi:
4. Strategjia Ndërsektoriale e Drejtësisë 2024-2030 / Bashkpunimi Ndërkombëtar.
Ministria e Drejtësisë është krenare për bashkëpunimin e saj të ngushtë me partnerë ndërkombëtarë si Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian.
Strategjia jonë Ndërsektoriale e Drejtësisë 2024-2030 është totalisht harmonizuar me Strategjinë kombëtare kundër korrupsionit 2024-2030, të cilat janë hartuar duke u bazuar në standardet e GRECO-s dhe instrumentet e tjera të Këshillit të Europës.
Strategjia Ndërsektoriale e Drejtësisë 2024–2030 është finalizuar dhe dërguar për miratim pranë Këshillit të Ministrave.
Ministria e Drejtësisë me qëllim transparencën dhe gjithëpërfshirjen ka organizuar takime konsultative me shoqërinë civile, institucionet, donatorët dhe cdo aktorë tjetër të interesuar, dhe në përfundim të këtij procesi, mblodhi 300 komente, të cilat janë vlerësuar një nga një me kujdes dhe komentet relavante u pasqyruan në Strategji.
Përgjatë gjithë aktivitetit të MD kemi ndjekur modelet më të mira dhe kemi përfituar nga ekspertiza ndërkombëtare për të zbatuar reforma që i përgjigjen realitetit të vendit tonë.
RRUGA QË KEMI PËRPARA
Ndonëse kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara, jemi të vetëdijshëm se sfidat mbeten. Në drejtim të konsolidimit të mëtejshëm të instrumenteve kundër korrupsionit duhet:
- Zgjidhur vakancat në gjyqësor, duke ruajtur standardet e integritetit;
- Kryer rritja e trajnimeve për gjyqtarët dhe prokurorët në etikë dhe standarde të luftës kundër korrupsionit, shpesh me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë si GRECO;
- Zhvilluar ndërgjegjësimi publik për rolin e qytetarëve në denoncimin e korrupsionit dhe duhet të kemi mekanizma të fortë ligjorë mbrojtës për denoncuesit.
- Rritur angazhimi shoqërisë civile dhe mediave si mbikëqyrës të jashtëm të reformave
PËRFUNDIM
Lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm një betejë qeveritare, por një angazhim i gjithë shoqërisë – institucioneve, qytetarëve, medias dhe shoqërisë civile. Kjo është një betejë për të ardhmen e brezave që vijnë.
Ndërtimi i një Shqipërie të ndershme, të drejtë dhe transparente kërkon përkushtimin dhe bashkëpunimin e të gjithëve. Ne kemi bërë hapa të mëdhenj, por detyra jonë nuk ka përfunduar. Së bashku, mund ta mposhtim korrupsionin dhe ta kthejmë ndershmërinë në normë.
Faleminderit!
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.