Të nderuar drejtues të institucioneve kontribuese për Kapitullin 23 dhe Kriterin Politik
Jam i nderuar të jem së bashku me ju në një moment kyç për të reflektuar mbi përparimet, sfidat dhe angazhimet që na lidhin në këtë udhëtim historik drejt anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ministria e drejtësisë drejton dhe ju kontribuoni në Kapitullin 23, i cili mbetet një nga shtyllat themelore të këtij procesi dhe një parakusht nga realizimi I të cilit varet procesi I mbylljes së kapitujve të tjerë.
Rikujtoj me kënaqësi takimin tonë të përbashkët në korrik 2022, menjëherë pas Konferencës së Parë Ndërqeveritare, kur vendi ynë u angazhua dhe filloi procesin screening-ut. Ky ishte një moment vendimtar që kërkoi koordinim dhe përkushtim të jashtëzakonshëm nga ana jonë, për të kaluar me sukses fazat komplekse, nga takimet shpjeguese te ato bilaterale, deri te publikimi i raportit screening. Pavarësisht se ishte një rrugëtim i panjohur për ne ja dolëm me sukses që së bashku të realizonim 33 prezantime me tematika nga më të ndryshmet dhe të mobilizonim një delegacion me 98 përfaqësues nga institucionet tuaj duke pasur drejtuesit e institucioneve dhe teknicienët dhe ekspertët më të mire nga gjithë 55 institucionet e drejtësisë dhe institucionet e pavarura kontribuese për kapitullin 23 dhe Kriterin Politik.
Mobilizimi, mirëorganizimi, cilësia e raportimit dhe përfaqësimi i shtetit shqiptar sidomos për këto dy kapituj që demonstruan se kemi kuptuar qartë që integrimi evropian është një proces gjithëpërfshirës që vërtetë drejtohet nga ekzekutivi por kërkon rol proaktiv të legjilativit, gjyqësorit dhe institucioneve të pavarura, u vlerësua maksimalisht nga Komisioni Evropian.
Suksesi u kurorëzua me marrjen e raportit screening brenda 6 muajve nga mbajtja e takimeve bilaterale si dhe me negocimin e piketave hapëse përmes miratimit në dhjetor të Udhërrëfyesit për Shtetin e së Drejtës (përmban 391 masa për kapitullin 23), që u vlerësua pas negocimeve të gjata me Komisionin Evropian si dokument ambicioz dhe brenda pritshmërive të Komisionit Evropian. Po ashtu Ministria e Drejtësisë së bashku me ju punoi dhe bashkërendoi intensivisht punën për hartimin e dokumenteve politiko strategjike që do na udhëheqin në vijim si:
Këto dokumente janë themeli i një vizioni të qartë dhe të strukturuar për të forcuar shtetin e së drejtës dhe funksionimin demokratik të institucioneve. Ato përbëjnë shtyllat kryesore për të përmbushur angazhimet që vetë ne dhe të gjithë ju kemi marrë në procesin e integrimit evropian.
Të nderuar pjesëmarrës,
Jemi sot në një tjetër moment të rëndësishëm për vendin tonë, i cili pasi ka përcaktuar me sukses piketat hapëse për kapitullin 23 dhe kriterin politik, tanimë ka përpara sfidën për realizimin e piketave të ndërmjetme të cilat janë parakusht kryesor për të vijuar negociatat me të gjithë kapitujt e tjerë. Jam besimplotë që do t`i përgjigjeni pozitivisht thirrjes sime për një qasje proaktive në raportimet dhe bashkëpunim të shpejtë të cilat duke filluar nga muaji janar 2025 do të jenë të përjavshme.
Lejomëni të theksoj se piketat e ndërmjetme janë tregues thelbësor që do masin progresin tonë në zbatimin e reformave dhe përmbushjen e angazhimeve të marra së bashku në procesin e integrimit evropian dhe çka është më e rëndësishme realizimi I tyre ka rëndësi kyçe në disa dimensione:
Gjithsej për kapitullin 23 kemi 14 piketa të ndërmjetme, pra 14 reforma dhe parakushte që duhet të plotësohen nga të gjithë ne për të hapur rrugën e negociatave për kapitujt e tjerë, ndaj përgjegjësia jonë është e shumëfishtë.
Konkretisht kemi:
Të drejtat e njeriut: 7 piketa të ndërmjetme për sa i përket forcimit dhe mbrojtjes së të drejtave themelore si: mbrojtja e të dhënave personale dhe të drejtës për informim; Forcimin e lirisë së shprehjes dhe lirinë e medias; përafrimin legjislativ me acquis-në e BE-së për mosdiskriminimin, barazinë gjinore dhe luftën ndaj dhunës me bazë gjinore, dhe ofrimin e mekanizmave efikasë për kompensimin dhe ndihmën ndaj viktimave; Përforcimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve; krijimin e një sistemi efikas dhe transparent të regjistrimit dhe menaxhimit të integruar të pronës që ofron tituj të qartë dhe të sigurt pronësie dhe drejt një shërbimi plotësisht të dixhitalizuar; garantimin e të drejtave të
Si Ministri e Drejtësisë, kemi një rol lider në këtë proces. Nuk jemi vetëm një institucion koordinues i informacionit, por edhe një strukturë që analizon, shqyrton dhe përgatit raportet për zbatimin e piketave të ndërmjetme. Përmes këtij roli, sigurojmë që raportimet të jenë sa më cilësore, konsistente dhe të bazuara në të dhëna të sakta, duke ruajtur vazhdimësinë dhe koherencën e plotë në raportimet e shumta që ky proces kërkon. Tanimë rezultatet konkrete të performances për anagzhimet e ndërmarra priten nga secili prej jush dhe institucuionet që ju drejtoni.
Duke qenë se jemi në një fazë kritike të procesit të raportimit, kërkoj një angazhim proaktiv nga ana juaj, në të gjitha nivelet: nga ai teknik deri te drejtuesit më të lartë dhe vendimmarrësit politikë.
Të nderuar pjesëmarrës,
Më duhet të theksoj se jemi në fazën që duhet të tregojmë rezultate të prekshme dhe të matshme për angazhimet e marra nga secili institucion, të cilat janë negociuar me Komisionin Evropian nga secili prej jush dhe stafet teknike të përfshira dhe është koha kur secili institucion duhet të jetë proaktiv dhe të tregojë performance të lartë në realizimin e çdo angazhimi të marrë në Pozicionin Negociues dhe gjithe dokumentat e tjerë strategjikë.
Suksesi ynë i përbashkët në këtë proces të rëndësishëm varet nga përkushtimi, profesionalizmi dhe koordinimi ynë i ngushtë. Jam i bindur që, me përpjekjet dhe angazhimin e gjithsecilit prej jush, do të arrijmë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme.
Ju faleminderit për punën tuaj të palodhur dhe përkushtimin e treguar deri më tani. Pres me padurim të vazhdojmë këtë rrugëtim së bashku për realizimin e misionit tone të përbashkët për një Shqipëri Evropiane!
Faleminderit!
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.