Fjala e mbajtur e Ministres Gjonaj në takimin për nënshkrimin e marrëveshjes midis Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ambasadës Italiane për pilotimin e një projekti inovativ didaktik-edukativ antikorrupsion - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 15/06/2021

Fjala e mbajtur e Ministres Gjonaj në takimin për nënshkrimin e marrëveshjes midis Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ambasadës Italiane për pilotimin e një projekti inovativ didaktik-edukativ antikorrupsion

Përshëndetje të gjithëve!

E nderuar Ministre Kushi,

I nderuar Ambasador,

Eshtë një kënaqësi që jemi mbledhur sot këtu për ti dhënë rrugë një bashkëpunimi të ri në një fushë e cila është në krye të prioriteteve të Qeverisë Shqiptare, lufta kundër korrupsionit.

Qeveria ka bërë një seri përpjekjesh për të luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisjes nëpërmjet një qasjeje të trefishtë ndërgjegjësuese, parandaluese dhe ndëshkuese.

Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se ka ende hapa të rëndësishëm për t’u ndërmarrë për të konsoliduar dhe aktivizuar më tutje mekanizmat që po përdorim për të parandaluar korrupsionin por nga ana tjetër edhe për të ndërgjegjësuar mbi këtë fenomen që nuk është vetëm një problem i izoluar i Shqipërisë, por është një problem global, ku qeveritë duhet të jenë të vëmëndshme, duke ndërrmarrë politikat e nevojshme për ta adresuar luftën kundër korrupsionit.

Të gjithë duhet të jemi sëbashku për të parandaluar korrupsionin dhe për këtë arsye në vitet e fundit ne kemi forcuar dhe qasjen ndërgjegjuese. Nëpërmjet hartimit të Strategjisë së Komunikimit dhe Vizibilitetit si dhe Planit të saj të Veprimit, Ministria e Drejtësisë ka krijuar dhe ose forcuar urat e bashkëbisedimit dhe bashkëpunimit me trupat e pedagogëve, me fakultetet, shoqërinë civile, bizneset dhe median, pasi lufta kundër korrupsionit është një luftë e shoqërisë dhe ku madje çdo individ luan një rol thelbësor në të.

Nëpërmjet fushatave sensibilizuese me partnerë ndërkombëtarë e lokalë si Java e Integritetit; fushatave si Vrapo kundër Korrupsionit, Film Festivali Antikorrupsion si dhe Forumit të organizuara nga MD  me Shoqërinë Civile dhe Tryezat me Bizneset, diskutimi, debati, shkëmbimi i eksperiencave ka qënë më i hapur  më të frytshme, duke kthyer në aleatin tonë të gjithë aktorët e përfshirë në to, por duke mbajtur në konsideratë qytetarin. Përtej sensibilizimit nëpërmjet këtyre fushata e tryeza janë kthyer në formate të qëndrueshme për të informuar dhe bashkërenduar projektet antikorrupsion, një sërë aktivitetesh të tjera të cilat lidhen po gjithashtu me parandalimin e korrupsionit janë ndërmarrë edhe në MD. Duke përfshirë javën e integritetit për administratën publike e cila është një projet që do të zbatohet edhe në Ministritë e tjera të linjës por njëkohësisht edhe në agjencitë e tjera të cilat është shumë e rëndësishme për të kuptuar nga rrisku për korrupsionin, dhe nga naa tjetër përfhsirjen, miratimin dhe më pas zbatimin e këtyre planeve të integritetit shumë të rëndësishme për etikën, por njëkohësisht për integritetin e punonjësve të administratës publike.

Sot kemi kënaqësinë që bashkërisht të firmosim këtë marrëveshje bashkëpunimi me Ambasadën Italiane dhe Ministrinë e Arsimit e cila do të mundësojë pilotimin e një projekti didaktit-edukativ për antikorrupsionin, me bindjen se është një marrëveshje që do të forcojë edhe më tej luftën kundër korrupsionit nëpërmjet ndërgjegjësimit dhe parandalimit.

Është hera e parë që fillojmë një praktikë të tillë në shkoola që për herë të parë pilotohen dhe fillojnë në Shtator ky projekt. Pasi është shumë e rëndësishme për të kuptuar edukimin e fëmijëve që në bankat e shkollës përsa i përket korrupsionit, fenomeneve, llojeve të tij, por nga ana tjetër atë që është promovimi i integritetit.

Ministria e Drejtësisë në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Kundër Korrupsionit e ka prioritet thelbësor luftën kundër këtij fenomeni, e ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë e cila përtej nivelit legjislativ, strategjik dhe mekanizmave institucional, duhet të zhvillohet efektivisht edhe nëpërmjet edukimit.

Pikërisht kjo marrëveshje, do të mundësojë pilotimin e një module të re antikorrupsion për të ndërgjegjësuar fëmijët e sotëm dhe parandaluar korrupsionin në të ardhme.

Për herë të parë kemi një bashkëpunim 3 institucioneve, e cila mundëson ekspertizën antikorrupsion në kontekstin ligjor dhe strategjik kombëtar e cila do të sjellë gjithashtu eksperiencën antikorrupsion në kontekstin ligjor strategjik kombëtar e cila do të sjellë eksperiencën e moduleve për edukimin dhe inejktimin e kulturës së ligjshmërisë demokratike, transparencës dhe qytetarisë së përgjegjshme.

Pilotimi i këtij projekti inovativ duke filluar nga shtatori i 2021 në shkolla të përzgjedhura, do të forcojë bashkëpunimin e stafeve tona teknike për të sjellë një modul antikorrupsion të konsoliduar, i cili më pas uroj të mund të zhvillohet në të gjitha shkollat në nivel kombëtar.

Jam besimplotë se është një inciative që do të promovojë integritetin në shoqëri dhe në komunitet, pasi për të krijuar një kulturë të qëndrueshme antikorrupsion gjithçka fillon nga edukimi i fëmijëve tanë.

Në zbatim të qasjes parandaluese dhe ndërgjegjësuese të SNKK-së ne do të vijojmë të mbështesim nisma të tilla, të cilat nxisin pilotimin e modeleve të reja të mësimdhënies me një përfshirje aktive të nxënësve, forcojnë bashkëpunimin midis institucioneve në fushën e luftës kundër korrupsionit, sjellin praktika të mira nga vendet e BE-së në parandalimin e korrupsionit dhe promovojnë dhe rrisin ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e gjithëpërfshirjes të të gjithë aktorëve të shoqërisë.

Dua të falenderoj për bashkëpunimin e shkëlqyer për këtë projekt kolegen time Minsitren Kushi dhe stafin e saj, si dhe  Ambasadorin Italian dhe gjithë ekipin e Ambasadës Italiane që mundësuan realizimin e kësaj marrëveshje pavarësisht pengesave të shkaktuara nga situata e pandemisë që tashmë është më e superuar.

Kjo marrëveshje është vetëm hapi i parë i një bashkëpunimi të qëndrueshëm ndërinstitucional dhe ndërkombëtar në kuadër të shkëmbimit të eksperiencave më të mira lidhur me edukimin antikorrupsion. Vetëm nëpërmjet edukimit të brezave të ardhshëm ne do të mund të materializojnë vizionin tonë për një shoqëri më të drejtë dhe njëkohësisht një shoqëri pa korrupsion.

Ju falenderoj edhe një herë për angazhimin tuaj maksimal dëshiroj ti kaloj fjalën Ministres Kushi.

Faleminderit!