Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Ndihmës Juridike zhvilluan takimin e rrjetëzimit të ofruesve të shërbimeve në Shkodër, me temë “Së bashku për rritjen e aksesit në drejtësi të qytetarëve”.
Ky aktivitet u organizua në kuadrin e projektit “Mbështetje për ofrimin e ndihmës juridike parësore, efektive dhe cilësore për individët dhe komunitetet e margjinalizuara në rajonin e Shkodrës”, me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim PNUD, i cili po zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas. Projekti financohet me fonde të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim ADC.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, punonjësit me trajnim të posaçëm të Qendrës së Shërbimeve të Ndihmës Juridike Parësore Shkodër si dhe përfaqësues të Organizatave Jofitimprurëse në Shkodër.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.