“Eurojust” Naço – Coninsx: Prioritet, veprimet e përbashkëta hetimore
“Nënshkrimi i marrëveshjes me EUROJUST-in do të sjellë përmirësim e forcim të bashkëpunimit gjyqësor ndërmjet shteteve”.
Një gjë e tillë është theksuar nga Ministri i Drejtësisë, Z. Nasip Naço, gjatë takimit të zhvilluar me Presidenten e EUROJUST-IT, zj. Michèle Coninsx si dhe zv/ Presidentin z. Ladislav Hamran.
Zj. Coninsx ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm të EUROJUST-it me Shqipërinë, ndërsa e inkurajoi Ministrin Naço në vijimin e përpjekjeve në luftën kundër krimit të organizuar.
Ndërkaq gjatë takimit z. Naço e vuri theksin në bashkërendimin e veprimeve hetimore të përbashkëta, si një prioritet që kërkon vëmendje maksimale.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.