DOKUMENTET E BASHKANGJITUR
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, kërkon të rekrutojë Punonjës Policie të Rolit Bazë në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Tiranë, Shkodër, Lezhë, Fushë Krujë, Krujë, Burrel, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Peqin, Elbasan, Korçë, Berat, Fier, Vlorë, Tepelenë dhe Sarandë.
Kriteret e përgjithshme
Për t’u rekrutuar në Policinë e Burgjeve si Punonjës i Rolit Bazë aplikantët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
– Të ketë shtetësi shqiptare.
– Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
– Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë për të kryer detyrën,
– Të ketë mbaruar arsimin përkatës.
– Nuk është i dënuar penalisht me vendim gjykate të formës së prerë.
Kritere preferenciale
– Preferohet qe mosha maksimale për aplikantët të jetë 35 vjeç. Aplikantët që kanë shërbyer në Policinë e Burgjeve, Policinë e Shtetit dhe Forcat e Armatosura, mosha maksimale të jetë 50 vjeç.
– Gjatësia trupore preferohet të jetë mbi 170cm për kandidatët meshkuj dhe mbi 160cm për kandidatet femra.
Procedura e aplikimit dhe dokumentacioni i nevojshëm
Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në adresën:Rruga Zef Serembe, ish Brigada e Mbështetjes Rajonale, Tiranë,
– Formularin e aplikimit (shkarko formularin bashkëlidhur)
– Fotokopjen e kartës së identitetit;
– Dy fotografi të përmasave 4 x 6 cm dhe dy fotografi të përmasave 9 x 12 cm;
– Fotokopje të diplomës së arsimit parauniversitar të noterizuar dhe të vërtetuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale/Rrethit;
– Formularin e vetëdeklarimit (shkarko formularin bashkëlidhur)
– Vërtetim nga prokuroria;
– Vërtetim nga gjykata;
– Raport mjekësor nga qendra shëndetësore e vendbanimit.
Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është deri në 30 Mars 2018.
Lista e kandidatëve që do të plotësojnë kriteret e mësipërme do të shpallet në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në datën 31 Mars 2018.
Testimi do të zhvillohet në Akademinë e Sigurisë, në adresën: Sauk, Tiranë, në datën 02 prill 2018 në orën 08:00.
© Ministria e Drejtësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.