Ju bëj me dije se Ministria e Drejtësisë, ka hartuar draftin e Raportit Vjetor të Monitorimit për periudhën janar-dhjetor 2019, në zbatim të Strategjisë Kundër Korrupsionit dhe Planit të saj të Veprimit (bashkëlidhur).
Me qëllim konsultimin e draftit të Raportit bashkëlidhur, lutem bashkëpunimin tuaj për publikimin e draft-dokumentit në një rubrikë të veçantë në faqen zyrtare të MD-së në linkun e Strategjive: http://www.drejtesia.gov.al/strategjia-ndersektoriale-kunder-korrupsionit/, të shoqëruar me tekstin si më poshtë vijon:
Bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 241, datë 20.04.2018 “Për miratimin e Planit të Veprimit 2018–2020, në zbatim të Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit, Ministria e Drejtësisë ka hartuar draftin e Raportit Vjetor të Monitorimit për periudhën janar-dhjetor 2019.
Draft-raporti i monitorimit është hartuar mbi bazën e kontributit të dhënë nga të gjitha institucionet e përfshira në Planin e Veprimit, në zbatim të Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit.
Në mbështetje të proçesit të monitorimit, Ministria e Drejtësisë vlerëson dhe mirëpret komentet/sugjerimet mbi draftin e Raportit të Monitorimit, brenda ditës së enjte, datë 06.02.2020, në adresën elektronike: Tatjana.Janku@drejtesia.gov.al.
Draft-Raporti Vjetor i Monitorimit të SNKK-së, për periudhën janar-dhjetor 2019
© Ministria e Drejtësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.