Font Resize
 Dobi: Shqipëria ka ndërmarrë masa efikase kundër pastrimit të parave, krimit të organizuar dhe mbrojtjes së viktimave të krimit. - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 01/04/2025

Dobi: Shqipëria ka ndërmarrë masa efikase kundër pastrimit të parave, krimit të organizuar dhe mbrojtjes së viktimave të krimit.

Ministria e Drejtësisë, përfaqësuar nga Zëvendësministri Tedi Dobi, mori pjesë në Konferencën Rajonale “Gratë dhe Financat Ilegale në Ballkanin Perëndimor: Zgjerimi i Kufijve të Informacionit dhe Veprimit”, e organizuar nga AIRE Centre me mbështetjen e Qeverisë së Britanisë së Madhe.

Zëvendësministri Dobi përshëndeti gjetjet e raportit dhe theksoi përparimin e Shqipërisë në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar. Ai nënvizoi angazhimin e vazhdueshëm të shtetit shqiptar për forcimin e masave të sigurisë dhe mbrojtjen e viktimave të këtyre krimeve. Sipas tij, ka ende shumë për të bërë për të adresuar sfidat ekzistuese, veçanërisht në përfshirjen e grave si aktorë kyç në luftën kundër krimit dhe financave ilegale.

Gjatë diskutimeve, u theksua nevoja për një qasje më të integruar dhe të koordinuar për të luftuar krimin e organizuar dhe pastrimin e parave, si dhe për të përmirësuar vazhdimisht legjislacionin dhe kapacitetet institucionale për të adresuar këto çështje.