Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zhvilloi sot në IEVP “Ali Demi” aktivitet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. I pranishëm në aktivitet ishte Drejtori i Përgjithshëm i Brugjeve, z. Artur Zoto dhe Përfaqësuesja e Ambasadës së Mbretërsisë së Vendeve të Ulëta, znj. Dewi van de Weerd.
“Ne kemi nje projekt ambicioz per punesimin e grave te denuara. Projekti i pare ka te beje me afrimin ne institucion tre bizneseve qe kane te bejne me.punime artizanale. Dhe se dyti, per te zhvilluar hortikulturen, kultivimin e luleve dhe pemeve dekorative. Kemi ne plan te krijojme nje njesi shitje apo rrjet shperndarje te prodhimeve tuaja. Prania e ambasadores se ardhshme te hollandes eshte nje garanci per te drejtat tuaja.”- u shpreh Zoto në fjalën e tij.
Ndërsa Ambasadorja e ardhshme e Hollandës, znj. Van de Weerd u shpreh entuziaste për mundësitë e shumta që po u ofrohen grave në këtë institucion, siç janë kurset profesionale, edukimi etj.
“Faleminderit per ftesen tuaj qe une te jem e pranishme nr kete dite, kur barazia e grave eshte nje nga gjerat me te rendesishme dhe fakti qe ju jeni ketu sot nuk do te thote se nuk keni te drejta. Sot do te shfaqim nje film ne kuader te maratones se filmave te mundesuat nga Amb.Hollandeze. Ky eshte film per shpresen dhe lufta per te drejtat e grave, ku kemi parasysh te jetuarit me dinjitet, me femijet dhe familjet e tyre. Gruaja duhet te gezoje te gjitha te drejtat dhe une dua t’ju motivoj per kete.”- u shpreh ajo.
Të pranishmit patën mundësi të vizitonin ekspozitën me punime të grave të dënuara në grep, qëndisje etj. Gjithashtu, për gratë u shfaq edhe një film me tematikë të drejtat e grave, mundësuar nga Ambasada Hollandeze në Tiranë. Kjo përfaqësi dhuroi edhe rrënjë tulipanësh për gratë e institucionit të burgut.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.