Dëmshpërblimet, Ministrja Gjonaj takon ish të përndjekurit politik - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 11/01/2018

Dëmshpërblimet, Ministrja Gjonaj takon ish të përndjekurit politik

Ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj, priti sot në një takim përfaqësues të një grupi ish të dënuarish politik të regjimit komunist, pas kërkesës së tyre për të marrë informacion lidhur me dosjet e tyre për dëmshpërblim.

Gjatë takimit, dhe pas ballafaqimit me strukturat përgjegjëse në Ministri, dolën në pah disa problematika dhe vonesa lidhur me trajtimin e mëparshëm disavjeçar të dosjeve të ish të dënuarve.

Ministrja Gjonaj mori përsipër ngritjen e një praktike të re pune në Ministrinë e Drejtësisë, që do të ketë në fokus rishikimin e të gjitha kërkesave për dëmshpërblim që janë ende në shqyrtim në Ministrinë e Drejtësisë. Në këtë kuadër, Ministrja u premtoi ish të dënuarve transparencë të plotë dhe përgjigje në afate të shkurtra lidhur me statusin e dosjeve të tyre.

Ministrja e Drejtësisë u anagazhua personalisht për trajtimin me objektivitet dhe paanësi të të gjitha kërkesave për shqyrtim.