Deklarata e Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj mbi Aktin Normativ - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 24/03/2020

Deklarata e Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj mbi Aktin Normativ

Përshëndetje të gjithëve.

Në këtë lufë ku ka hyrë jo vetëm vëndi ynë por mbarë bota. Vëmëndja e vecantë u kushtohet jo vetëm njerzvë tanë ku shërbejnë me përkushtim në cdo sector kritik ku përfshihet edhe sistemi I burgjeve ku 4200 punonjës janë pjesë e këtij shëërbimi të përditshëm që cdo ditë bëjnë një sakrficë të vecantë për të ruajtur veten familjen dhe të tjerët. Por edhe të jithë ata që vuajnë dënimin në sistemin tonë të burgjeve kanë vëmëndjen tonë të posacme, kujdesin për mbrojtjen e jetëve të gjithkujt, pavarësisht statusit të tyre. Kemi marrë edhe për tat ë gjitha masat e diktuara nga plani I luftës për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës duke shtuar shërbimet shëndetësore parandaluese, duke rritur kujdesin mjekësor për personat të cilët vuajnë nga sëmundje kronike, duke shtuar kontrollin mjekësor dhe pajisjen me mjete parandaluese për personelin e sistemit të burgjeve, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Takimi I takimeve me familjarët tëtë dënuarve,  të pezulluara plotësisht derisa gjëndja të stabilizohet, tashmë janë zëvëndësuar me komunikimet online me qëllim mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe familjarëve të tyre. Gjithashtu janë marrë masat për krijimin e infrastrukturës mjekësore të posacme në qëndrën spitalore të burgjeve për trajtimin e rasteve të dyshuara ose të identifikuara nëse do të ketë. Deri tani nuk kemi pasur fatmirësisht asnjë rast dhe masat e marra kanë funksionuar. Por duke parë cfarë ka ndodhur në vëndet e tjera jemi të përgatitur për cdo rast të mundshëm problematik për shëndetin e të burgosurve. Dje qeveria mori një masë shumë të rëndësishme dhe shumë të arsyeshme në këtë drejtim. Miratuam aktin normativ për lirimin me qëndrim të përkohshëm në shtëpi të të dënuarve me rrezikshmëri të ulët dhe që vuajnë  nga një sëmundje që krijojnë terren ndaj virusit COVID-19. Ministria e Drejtësië kreu një analizë të detajuar të situatës shëndetësore në sistemin e burgjeve duke parë në këtë situatë të pazakontë dhe një sërë masash që po merren në Europë dhe më gjërë. Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, qeveria miratoi një akt normativ për të karantinuar në shtëpitë e tyre për një periudhë 3-mujore të gjithë ata persona të dënuar me vendim të formës së prerë, që deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij akti normative, u ka mbetur për të vuajtur nga dënimi I dhënë deri në 3 vjet burgim. Dhe të gjithë ata persona të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë që në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, pra sot, u ka mbetur pa vuajtur nga dënimi I dhënë deri në 5 vjet burgim, por që duhet të jenë mbi ose baraz me moshën 60 vjec dhe që vuajnë nga sëmundje kronike dhe që I bën më vunerabël ndaj virusit COVID-19, e vërtetuar kjo me dokumenta mjekësore përkatëse sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi. Sqaroj se të dyja kategoritë e mësipërme që sapo përmenda, përfitojnë vetëm nëse nuk janë dënuar për vepra penale të një rrezikshmërie të lartë si: Krime të rënda, Organizata Kriminale, Banda të Armatosura, Banda Terroriste, të cilat përfshihen si kritere ndaluese në këtë akt normativ. Me qëllim që të garantohet që nga ky akt të përfitojnë vetëm ata që janë të dënuar, që kanë një sjellje të mirë në institucion, që nuk janë në hetim për një vepër tjetër penale dhe që nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore, janë parashikuar edhe një sërë kriteresh të tjera specifike përpos atij shëndetësor. Por dua të bëj shumë të qartë që të gjithë të dënuarit që përfitojnë nga ky akt normativ, duhet ti nënshtrohen rregullave ligjore strikte të parashikuara nga akti në fjalë duke depozituar një deklaratë ashtu si edhe dhënien e pëlqimit nga familjarët e tyre për të qëndruar në të njëjtën banesë gjatë periudhës së qënddrimit të përkohshëm në shtëpi. Nga ky akt normativ parashikohen të lënë përkohësisht burgun rreth 600 të dënuar. Kjo masë e marrë sot nga qeveria në situatën e pazakontë në të cilën ndodhemi, do të lehtësojë mbrojtjen e shëndetit në burgje, dhe do të fuqizojë efektin e masave parandaluese ndaj virusit COVID-19. Për qeverinë është shumë e rëndësishme jeta e cdo njeriu. Ne jemi në punë, kjo është detyra jonë. Detyra juaj është të mos dilni nga shtëpia nëse nuk e keni të domosdoshme. Të mos lejoni të moshuarit të dalin nga shtëpia, dhe ti ndihmoni ata për shërbesat e përditshme. Të lani duart pasi prekni ushqimet dhe cdo gjë që hyn në shtëpi. Të ruani distancën fizike jo më pak se 1 metër pas kurrizit të dikujt që është në kur bëni Pazar. Të jeni shumë rigoroz në respektimin e rregullave nëse bëni pjesë tek kategoritë që duhet të vazhdojnë të shkojnë në punë. Kjo është një luftë që nuk mund ta humbasim për shkakun tonë. Vetëm ne e kemi në dorë të ulim humbjen e jetëve, dhe të lehtësojmë vuajtjet e mëdha të kësaj lufte botërore, ku vetëm sëbashku, mund dhe do t’ja dalim.