Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani ka reaguar ditën e sotme lidhur me njoftimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, e cila ka bërë me dije se përmes një vendimi të Këshillit Drejtues, në datën 8 shkurt 2016 do të bojkotohen në rang vendi të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore, në çdo nivel gjykimi.
Përsa më sipër, Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani i ka bërë një apel publik të gjithë avokatëve që të mos e braktisin detyrën e shërbimit publik dhe në mënyrë të veçantë të mos braktisen seancat me objekt gjykimi dhënien e masës së sigurisë personale.
Njëkohësisht Ministri Manjani u ka bërë thirrje avokatëve që janë pjesë e shërbimit ligjor falas, që të jenë disponibël për të dhënë shërbimin, ndërkohë që në reagimin e tij zyrtar z. Manjani gjithashtu i kërkon trupës gjyqësore që të shmangi zvarritjen e çështjeve gjyqësore.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.