Bashkinë Fier, shkon në 13 numri i Bashkive të cilat firmosin marrëveshjen e mbështetjes nëpërmjet programeve sociale multidisiplinare, duke i mbajtur të miturit larg izolimit me burg. - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 29/04/2019

Bashkinë Fier, shkon në 13 numri i Bashkive të cilat firmosin marrëveshjen e mbështetjes nëpërmjet programeve sociale multidisiplinare, duke i mbajtur të miturit larg izolimit me burg.

Ministrja Gjonaj së bashku me Kryetarin e Bashkisë Fier, z. Armando Subashi, firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit, mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Bashkisë Fier, për zbatimin e masave alternative që do të shmangin nga ndjekja penale të miturit në konflikt me ligjin.

Me Bashkinë Fier, shkon në 13 numri i Bashkive të cilat firmosin marrëveshjen e mbështetjes nëpërmjet programeve sociale multidisiplinare, duke i mbajtur të miturit larg izolimit me burg.

Nga sot kjo marrëveshje bashkëpunimi, do t’u japë mundësinë të miturve në kontakt me ligjin të cilët kanë kryer vepra të lehta penale, që të trajtohen, këshillohen, informohen dhe udhëzohen pa u privuar nga liria.

Falenderojmë përfaqësuesit e Gjykatës, Prokurorisë dhe Policisë, të cilët ishin të pranishëm në këtë moment të firmosjes së marrëveshjes. Bashkëpunimi i të gjithë zinxhirit është shumë i rëndësishëm për trajtimit e të miturve në kontakt me ligjin.