BASHKËPUNIM DHE PARTNERITET ME DHOMAT E TREGTISË - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 09/11/2020

BASHKËPUNIM DHE PARTNERITET ME DHOMAT E TREGTISË

Vijojmë bashkëpunimin dhe partneritetin me Dhomat e Tregtisë mbi antikorrupsionin me qëllim përqendrimin e përpjekjeve dhe promovimin e arritjeve për AK.

Ministria e Drejtësisë organizoi një tryezë diskutimi për të dëgjuar shqetësimet që duhet të adresojmë në cilësinë e koordinatorit kombëtar antikorrupsion me qëllimin për të përmirësuar klimën e biznesit dhe problematikat dhe kërkesat që mund të shfaqen gjatë proceseve që kryejnë Dhomat e Tregtisë.

 Ministrja Gjonaj prezantoi edhe një risi në ëktë takim, që është Rrjeti Antikorrupsion, i përbërë nga koordinatorë antikorrupsion që në 17 agjenci qendrore, përfshirë këtu edhe agjencitë e pronave, ato arsimore, shëndetësore, njëkohësisht tatimet dhe doganat. Këta koordinatorë do të jenë avokatët jo vetëm të qytetarëve, por patjetër edhe të biznesit, sidomos në rastet kur do të kenë denoncime apo indicie për çështje korruptive.