Ministri i Drejtësisë, z. Nasip Naco, u nis sot për një vizitë disa ditore në Baku të Azerbajxhanit, për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Lufta kundër Korrupsionit: Standardet ndërkombëtare dhe përvojat kombëtare”.
Kjo konferencë, e cila do të zhvillohet nga data 30 Qershor – 2 Korrik 2014, organizohet nën kujdesin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.
Përfaqësimi i Shqipërisë në këtë konferencë, është i një rëndësie të madhe për shkak të pjesëmarrjes së Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit (GREKO) dhe Akademisë Ndërkombëtare të Anti-Korrupsionit.
Në nivelin politik, ky është një rast i shkëlqyer për vendin tonë, për të pasqyruar të gjitha reformat e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit, si një kusht themelor i cili duhet plotësuar për të sjellë një prespektivë pozitive për vendin, në drejtim të integrimit të plotë në familjen evropiane.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.