Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me Ministrin e Drejtësisë z.Ulsi Manja. Pas takimit, në një twiter të saj ambasadorja ka shkruar: “Takim i frytshëm me Ministrin e Drejtësisë @manja_ulsi për të diskutuar përparimin & hapat në vijim në zbatimin e reformës në drejtësi. 🇺🇸 mbështet fokusin e këtij viti mbi: eliminimin e mangësive & joefikasitetit, veçanërisht për të reduktuar numrin e çështjeve të prapambetura në gjykatat administrative; përgjigje në kohë, transparente & kuptimplotë ndaj shqetësimeve të qytetarëve mbi kërkesat & të drejtat e pronës, gjë që është gjithashtu e rëndësishme për të tërhequr investime të huaja & përmbushur standartet e BE-së; & zbatimin e pasojave për zyrtarët që përfshihen në korrupsion. Njerëzit meritojnë rezultate të vërteta nga reforma në drejtësi”.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.