Vizita zyrtare në Greqi, Ministri Manjani takon homologun, z. Paraskevopoulos - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 08/09/2016

Vizita zyrtare në Greqi, Ministri Manjani takon homologun, z. Paraskevopoulos

Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani është takuar ditën e sotme me homologun e tij grek, z. Nikolaos Paraskevopoulos, në kuadër të një vizite zyrtare në Athinë, gjatë së cilës do të marri pjesë edhe në punimet e mbledhjes se përvitshme të Organizatës Europiane të Legjislacionit Publik (EPLO).

Gjatë takimit me Ministrin Paraskevopoulos, z. Manjani ka diskutuar mbi rritjen e bashkëpunimit për t’ju përgjigjur krimit të organizuar në mënyrë sa më efektive.

Gjithashtu dy homologët janë ndalur edhe në nevojën dhe rëndësinë që paraqet forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar në shërbimin e burgjeve.

Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani bëri me dije qëndrimin e tij se juridiksioni territorial nuk mund të jetë mbrojtje për askënd që i shmanget drejtësisë në të dyja vendet tona dhe njëkohësisht vlerësoi se duhen krijuar ura të forta bashkëpunimi për vendosjen e standardeve të përbashkëta Ligjore, të cilat duhen zbatuar njësoj edhe në praktikë.

Në vijim ta bisedës, Ministri Manjani dhe z. Paraskevopoulos dakortësuan edhe mbi nevojën për projekte konkrete që do të mundësonin vendosjen e urave të komunikimit për unionet e gjyqtarëve dhe prokurorëve mes dy vendeve tona.