Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, zhvilloi një takim të frytshëm me znj. Valentina Superti, Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor pranë Komisionit Evropian, një mike të çmuar të Shqipërisë në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. Gjatë këtij takimi, u diskutua për rolin udhëheqës të Ministrisë së Drejtësisë në realizimin e angazhimeve kyçe për Kapitullin 23 dhe Kriterin Politik, si dhe për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.
Ministri Manja e siguroi znj. Superti për përkushtimin dhe kapacitetet e Ministrisë për të avancuar me sukses këtë proces dhe për të përmbushur kërkesat dhe standardet e BE-së. Ky angazhim është një hap i rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe forcimin e shtetit të së drejtës.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.