Takim pune për hartimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit 2024-2030. - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 02/06/2023

Takim pune për hartimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit 2024-2030.

Në datë 30 Maj 2023, në ambjentet e Ministrisë së Drejtësisë, u zhvillua takimi i Grupit Ndërinstitucional për hartimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit 2024-2030.

Në takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve të linjës, institucioneve të pavaruara të drejtësisë, si dhe ekspertët, të cilët asistojnë në procesin e hartimit të Strategjisë. Takimi u drejtua nga Drejtori i Politikave dhe Strategjive në Fushën e Drejtësisë, znj. Elona Hoxha.

Ky takim shërbeu si një tryezë e prezantimit dhe diskutimit të gjetjeve të Raportit të Analizës së situatës mbi viktimat e krimit në Shqipëri, metodologjisë në të cilën do të bazohet procesi i hartimit të Strategjisë.  Në sesionin e fundit, institucionet propozuan dhe diskutuan masa konkrete për arritjen e objektivave, të cilat synon të arrijë Strategjia.