|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 1
|
Nr.Shikimeve: 371
|
Statusi: Konsultim i hapur
Ministria e Drejtësisë, në kuadër të procesit të konsultimit për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 110/2018 “Për noterinë”, të ndryshuar”, mirëpret sugjerimet nga çdo subjekt dhe institucion i interesuar, Dhoma Kombëtare e Noterëve, etj.
Kontributet që në kuadër të procesit të konsultimit dhe përmirësimit të përmbajtjes së projektligjit, do të përcillen nga institucionet e interesuara nëpërmjet postës elektronike drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, me anë të regjistrit elektronik në adresën http://www.konsultimipublik.gov.al, në adresën postare të Ministrisë së Drejtësisë “Bulevardi “Zogu I-rë”, Tiranë”, si dhe në adresën e emailit të koordinatorit për konsultimin publik: Greis.Como@drejtesia.gov.al .
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Duke qenë se në Ligjin nr. 110/2018 “Për Noterinë”, po ndërmerren shtesa dhe ndryshime, do sugjeroja që në një pikë të veçantë të këtij projektligji të shtohej edhe një nen i cili ka të bëjë me aksesin që individi qytetar apo subjekti tregtar, sipas rastit kur nënshkruan një akt notarial, të këtë akses nëpërmjet platformës qeveritare e-Albania në të dhëna bazike si më poshtë:
-Emri mbiemri i noterit ku është lidhur akti notarial.
-Nipti i noterit ku është lidhur akti notarial.
-Nr. Koleksioni.
-Nr. Repertori.
-Data e aktit notarial.
-Lloji i kontratës (psh. Për qira ambienti).
Këto të dhëna do e ndihmonin, si qytetarin apo edhe subjektin tatimpagues, sipas rastit, kur do i duhet një akt noterial që e kanë humbur dhe nëpërmjet këtyre referencave i interesuari të mund ta gjejë më lehtë marrjen pranë zyrës noteriale të një akti që mund ta ketë nënshkruar shumë vite më parë.
Në rast se ky sugjerim realizohet, atëherë popullimi i të dhënave sipas numrave NID dhe NUIS, të mos këtë fuqi prapavepruese, por të hyjë në fuqi në një afat të caktuar, kur edhe sistemi të jetë gati për operim.