|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 1633
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Projektakti për miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë, Plani i Veprimit 2024–2030 dhe Pasaporta e Treguesve (SND III në vijim), propozohet nga Ministri i Drejtësisë, si një dokument politik i Qeverisë Shqiptare me objektivin madhor: “Konsolidimi i arritjeve të reformës në drejtësi në përputhje me standartet më të mira evropiane”. Reforma në drejtësi, është një nga prioritetet kyçe dhe të rëndësishme të Qeverisë Shqiptare, e cila synon të forcojë shtetin e së drejtës, të avancojë me reformat e nisura në sistemin e drejtësisë dhe të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Në këtë kuadër, reforma në drejtësi, bazohet në një sistem drejtësie të pavarur, llogaridhënës, transparent, me integritet të lartë profesional, efikas, që mundëson rritjen e besimit të publikut te sistemi gjyqësor dhe te ai i prokurorisë si dhe synon rritjen e cilësisë së shërbimeve të drejtësisë duke ofruar një drejtësi cilësore në nivelin dhe në përputhje me standardet e BE-së.
Ministria e Drejtësisë, në kuadër të procesit të konsultimit për projektvendimin e Këshillit të Ministrave “Për miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024–2030, të planit të veprimit dhe të pasaportës së treguesve”, mirëpret sugjerimet nga qytetarët, ekspertë të fushës, nga të gjitha institucionet e interesuara, organizatat jofitimprurëse dhe shoqëria civile që ofrojnë kontribut në fushën e drejtësisë.
Kontributet në kuadër të procesit të konsultimit dhe përmirësimit të përmbajtjes së projektaktit, mund të përcillen nëpërmjet postës elektronike drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, me anë të regjistrit elektronik në adresën http://www.konsultimipublik.gov.al, në adresën postare të Ministrisë së Drejtësisë, Bulevardi “Zogu I-rë”, Tiranë, në adresën e e-mailit të koordinatorit për konsultimin publik greis.como@drejtesia.gov.al.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim