Njoftimi paraprak mbi ndryshimet në ligjin nr.82/2021 “Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar”

Ministria e Drejtësisë

|

Postuar më:

|

Data e Mbylljes:

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 599

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

Të nderuar,  

Në zbatim të nenit 12, të ligjit nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, Ministria e Drejtësisë ju fton të merrni pjesë në procesin e dhënies së informacioneve ose opinioneve paraprake, përpara fillimit të hartimit të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.82/2021, “Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar””.

Në programin e përgjithshëm analitik të projektakteve që do të paraqiten për shqyrtim në Këshillin e Ministrave gjatë vitit 2023, miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 862 datë 27.12.2022, si dhe në Planin Kombëtar për Integrimin Evropian 2023-2025, miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 122 datë 1.3.2023, është parashikuar rishikimi i ligjit nr.82/2021, “Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar”” (në vijim ligji për përkthimin zyrtar). Ky rishikim diktohet nga nevoja për adresimin e disa çështjeve që janë evidentuar si problematike gjatë zbatimit të tij, si dhe përafrimi i tij me direktivën 2010/64/BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 20 tetor 2010 mbi të drejtën e interpretimit dhe përkthimit në procesin penal.

Me  qëllim përfshirjen sa më të gjerë të aktorëve dhe grupeve të interesit në procesin vendimmarrës, Ministria e Drejtësisë mirëpret çdo informacion ose opinion paraprak për çdo çështje apo problematikë me të cilën jeni hasur gjatë zbatimit të ligjit për përkthimin zyrtar, si dhe propozime konkrete për ndryshime në ligj me qëllim adresimin e këtyre çështjeve. Gjithashtu, janë të mirëpritura edhe informacione ose opinione të tjera që vlerësoni se i shërbejnë përmirësimit të ligjit për përkthimin zyrtar dhe rritjes së standardit të shërbimit të ofruar nga përkthyesit zyrtarë.

Informacionet ose opinionet paraprake mund të përcillen përmes Regjistrit Elektronik të Njoftimeve dhe Konsultimeve Publike në linkun https://konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Institucioni/302, në adresën postare të Ministrisë së Drejtësisë, Bulevardi “Zogu I-rë”, Tiranë ose në adresën e e-mailit të koordinatorit për konsultimin publik, znj. Greis Çomo (Greis.Como@drejtesia.gov.al), brenda datës 26.09.2023.

 

 

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim