Draft Strategjia Ndësektoriale e Drejtësisë Për Të Mitur 2022-2026

Ministria e Drejtësisë

|

Postuar më:

|

Data e Mbylljes:

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 3699

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

Projektakti për miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë për të Mitur dhe të Planit të Veprimit 2022–2026 , si dhe pasaporta e indikatorëve, propozohet nga Ministri i  Drejtësisë, si një dokument politik i qeverisë shqiptare me nën objektivin madhor: “Zbatimi i reformimit të sistemit të drejtësisë për të miturit në konflikt me ligjin, duke forcuar sistemin e drejtësisë restauruese dhe mbrojtjen efektive procedurale”. Ky dokument politik, është një nga prioritetet kyçe të Ministrisë së Drejtësisë i cili në mënyrë ndërsektoriale i kushton vëmendje të veçantë mbrojtjes dhe garantimit të të drejtave të fëmijëve, duke synuar një qasje për një drejtësi sa më miqësore për çdo fëmijë dhe duke marrë në konsideratë interesin më të lartë të fëmijës.

Strategjia Ndërsektoriale e Drejtësisë për të Mitur 2022-2026 dhe Plani i saj i Veprimit, si dhe pasaporta e indikatorëve (këtu e në vijim “SDM 2022- 2026”) është strategjia e dytë për sistemin e drejtësisë për të mitur e hartuar si rrjedhojë e gjetjeve dhe rekomandimeve të raporteve të monitorimit të Ministrisë së Drejtësisë, analizës së zbatimit të strategjisë së SDM 2018-2021 të përgatitur nga grupi i ekspertëve. Në strategji janë reflektuar edhe rekomandimet e dhëna nga UNICEF, bazuar në ekspertizën e avancuar që disponojnë për çështjet e të drejtave të fëmijëve si dhe të organizatave që punojnë në partneritet me qeverinë shqiptare, që ka në fokusin e saj mbështetjen e programeve që ndihmojnë të gjithë fëmijët që gëzojnë të drejtat e tyre, me idenë e mbështetjes financiare nga donatorët pranë tyre.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim