Draft udhëzimi për standardet e teknikës legjislative

Ministria e Drejtësisë

|

Postuar më:

|

Data e Mbylljes:

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 2352

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

Në vijim të punës së kryer për hartimin dhe botimin e Manualit për Hartimin e Legjislacionit, botimi i tretë, në bashkëpunim me misionin e asistencës teknike EURALIUS V, Ministria e Drejtësisë ka hartuar projektudhëzimin “Për përcaktimin e metodologjisë së unifikuar për procesin ligjvënës, hartimin e akteve normative dhe terminologjinë juridike”. Kjo nismë gjen mbështetje në nenin 6, pika 5 të ligjit nr. 8678, datë 14.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, të ndryshuar, e cila përcakton Ministrinë e Drejtësisë si institucionin përgjegjës për përgatitjen dhe ndjekjen e zbatimit të metodologjisë së unifikuar shqiptare për procesin ligjvënës, hartimin e akteve normative dhe terminologjinë juridike. Projektudhëzimi në fjalë synon që nëpërmjet metodologjisë së unifikuar të sigurojë që gjatë procesit të hartimit të akteve normative nga çdo institucion publik të garantohet qartësia, kuptueshmëria dhe qëndrueshmëria e rregullimeve ligjore si dhe të rritet cilësia e procesit legjislativ në Republikën e Shqipërisë. Manuali për Hartimin e Legjislacionit i është bashkëlidhur si shtojcë, pjesë përbërëse e këtij projektudhëzimi. Rregullat që parashikohen në këtë projektudhëzim do të zbatohen nga institucionet publike si dhe nga personat që marrin pjesë në procesin e hartimit, konsultimit, shqyrtimit dhe miratimit të akteve normative.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim