|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 1
|
Nr.Shikimeve: 1952
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Miratimi i Planit të Veprimit 2020-2023 në zbatim të SELP 2019-2023, synon organizimin e një aksioni të gjerë e të vazhdueshëm, që do t'u sigurojë shtetasve, sipas nevojës, njohuritë e nevojshme ligjore për t'u përballur me problemet ligjore që mund t'u lindin gjatë jetës së tyre, t'i aftësojë për të kuptuar legjislacionin dhe të shmangin shkeljen e ligjit. Plani i Veprimit do të shërbejë për t'i ndihmuar shtetasit, që bazuar në njohuritë mbi legjislacionin në fuqi, të adresojnë vetë, mundësisht, problemet dhe shqetësimet që kanë. Në rastet kur vendosin të kërkojnë ndihmë dhe përfaqësim profesional nga një avokat, të jenë në gjendje të ndërtojnë së bashku me të strategjinë e ndërhyrjes ligjore dhe të jenë në gjendje të kuptojnë shërbimin që ju ofrohet nga përfaqësuesi dhe zhvillimin e procesit administrative, ose gjyqësor ku janë palë.
Nga ana tjetër, edukimi ligjor do të rritë ndërgjegjen qytetare të shtetasve, t'i nxitë të jenë aktivë në jetën e vendit, të bëhen shtetas që respektojnë legjislacionin në fuqi dhe e kërkojnë këtë nga administrate publike dhe shtetasit e tjere, duke mbajtur qëndrim kritik ndaj kujdo që i shkel ligjet, apo abuzon me to. Të rritë ndërgjegjen qytetare, duke kontribuar për mbrojtjen e zhvillimin e vlerave të shoqërisë demokratike dhe për zhvillimin pozitiv të vendit, për të ndjekur e monitoruar veprimtarinë e organeve të pushtetit shtetëror, por dhe të bashkëpunojë me to në të mirë të vendit e të interest publik. Informimi e edukimi ligjor i publikut, gjithashtu, do të duhet t'i bëjë të aftë shtetasit të identifikojnë nevojën për përmirësime ligjore dhe për të marrë pjesë aktive në diskutimin e projektligjeve, programeve të zhvillimit të vendit ose të sektorëve të ndryshëm, që paraqiten për shqyrtim nga administrata publike ose strukturat publike kompetente.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.
./