Shtyrje e afatit per aplikimet per vendet e lira te punes ne qendrat Gjirokaster, Kukes dhe Pogradec - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 04/08/2020

Shtyrje e afatit per aplikimet per vendet e lira te punes ne qendrat Gjirokaster, Kukes dhe Pogradec

NJOFTIM PËR SHTYRJE TË AFATIT TË APLIKIMIT PËR POZICIONET VAKANTE NË QENDRAT E SHËRBIMIT TË NDIHMËS PARËSORE NË POGRADEC, KUKËS DHE GJIROKASTËR

Ju njoftojmë se shtyhet afati i dorëzimit të dokumentave për aplikim në pozicionet vakante pranë qendrave të shërbimit të ndihmës juridike parësore në Pogradec, Gjirokastër dhe Kukës.

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë në Zyrat e Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas brenda datës 28/08/2020, në adresën e re: Rruga e Barrikadave, Nd. 18, Hyrja 6, Zyra nr.05- lll

Drejtoria e Ndihmës Juridikie Falas do të shpallë në faqen zyrtare të internetit www.ndihmajuridike.al listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e rekrutimit, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista/testimi/konkursi.

Për aplikimet e depozituara tashmë pranë Drejtorisë lidhur me këto pozicione
nuk është e nevojshme ridërgimi i dosjeve.