Shqipëria ka marrë mbështetjen nga autoritetet franceze për reformën e ndërmarrë në drejtësi dhe në luftën e saj ndaj korrupsionit. - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 08/05/2019

Shqipëria ka marrë mbështetjen nga autoritetet franceze për reformën e ndërmarrë në drejtësi dhe në luftën e saj ndaj korrupsionit.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në vijim të vizitës së saj dy-ditore në Paris, pas takimit tepër të frytshëm me Ministren e Drejtësisë franceze znj Belloubet, zhvilloi një takim me
z. Louis Nadal, Kreu i Autoritetit të Lartë për Transparencën e Jetës Publike. Ministrja Gjonaj njohu kreun e Autoritetit mbi nismat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe shprehu për angazhimin e Shqipërisë për të vijuar në rrugën e reformave në funksion të forcimit të shtetit ligjor dhe sfidave të integrimit në BE.

Duke u ndalur mbi ecurinë e reformës në drejtësi, znj. Gjonaj informoi Kreun e Autoritetit të Lartë për Transparencën e Jetës Publike, z.Jean Louis Nadal mbi ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe me procesin e vettingut që ka filluar të jap rezultate konkrete. Ministrja Gjonaj informoi z. Nadal dhe për angazhimin e qeverisë shqiptare për masat konkrete në luftën kundër korrupsionit në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar antikorrupsion.

Në fjalen e tij Kreu i Autoritetit z. Nadal shprehu vlerësimin e tij për rezultatet e arritura në reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit duke shprehur inkurajim dhe mbështetjen e tij dhe të Institucionit qe drejton për Ministren Gjonaj dhe qeverinë shqiptare lidhur me vazhdimësinë e reformave të ndërmarrë nga qeveria shqiptare duke e theksuar faktin se çështja e shtetit të së drejtës është një çështje e të gjithëve dhe e vullnetit të përbashkët. Ai solli në vëmendje edhe përvojën franceze për sistemin e drejtësisë dhe disa nga nismat që Franca ka ndërmarrë në luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar ku ka pasur një bashkëpunim mes institucioneve të ndryshme.

Kreu i Autoritetit të Lartë për Transparencën e Jetës Publike përshëndeti punën e madhe të bërë deri më tani me task forcën antikorrupsion si dhe dakordësoi se transparenca publike e denoncimit të rasteve të korrupsionit është një përgjigje e domosdoshme dhe një mjet efikas në luftën kundër korrupsionit.

Gjatë vizitës së saj zyrtare në Paris, Ministrja e Drejtësisë ka marrë mbështetjen e Francës për bashkëpunim me Këshillat e lartë të prokurorisë dhe atij gjyqësore Lartë, për të gjitha sfidat e reja dhe ato aktuale. Në vijim të takimeve zyrtare, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, zhvilloi një takim të rëndësishëm në Këshillin e Lartë të Magjistraturë me z. Bertrand Louvel, i cili mban pozicionin e Kryetarit të Parë të Gjykates së Kasacionit. Në këtë takim, pjesë e delegacionit të lartë shqiptar ishte dhe z. Gent Ibrahimi, Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe z. Erjon Muharremaj, përfaqësues i Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, të cilët informuan mbi funksionimin e institucioneve të reja dhe sfidat aktuale.

Ministrja e Drejtësisë së Shqipërisë informoi Kryetarin e Parë të Gjykates së Kansacionit në Francë mbi ecurinë e procesit të Reformës në Drejtësi, ngritjen e institucioneve të reja te Pavaruara, KLP, KLGJ, subjektet e vlerësuara si dhe sfidat në këtë nismë. Po ashtu, Gjonaj bëri me dije se në takimin e përbashkët me homologen e saj Franceze dakordësuan për forcimin e bashkëpunimit nëpërmjet një marrëveshje, pjesë e të cilës, ajo kërkoi që të ishte edhe në drejtim të Këshillave.

Gjatë takimit, Louvel shprehu gadishmërinë e bashkëpunimit të Këshillit të Lartë të Magjistraturës në France me Këshillat shqiptare dhe u përcaktuan pikat e kontaktit mes dy institucioneve për fushat konkrete të bashkëpunimit. Ai mbështeti idenë se rritja e besueshmërisë së opinionit publik nëpërmjet shoqërisë civile e bën efektive punën e sistemit të drejtësisë.

Në një tjetër takim të nivelit të lartë, Ministrja Gjonaj kërkoi mbështetjen e Francës në rrugën e integrimit evropian, pas rezultateve pozitive të reformës në drejtësi. Zbatimi i procesit të vetingut, lufta kundër korrupsionit, proceset e deritanishme për ngritjen e institucioneve të reja, janë disa nga arritjet e qeverisë shqiptare. Gjatë takimit me Philippe Setton, Drejtor i BE-së dhe Ministër Fuqiplotë në Ministrinë e Jashtmë Franceze, ministrja Gjonaj bëri një pasqyrë të plotë të rezultateve të arritura nga Qeveria shqiptare për zbatimin e prioriteteve kyçe për anëtarësimin e Shqipërisë.

Në këtë takim të nivelit të lartë, Ministrja e Drejtësisë e informoi zyrtarin e lartë francez mbi reformat e ndërmarra në gjyqësor. “Reformat e ndërmarra në sistemin gjyqësor janë radikale dhe historike. Kjo reformë u ndërmor duke marrë në konsideratë shqetësimet e institucioneve të BE-së, si edhe të qytetarëve me synimin e krijimit të një sistemi të paanshëm dhe të pavarur gjyqësor”, u shpreh Gjonaj gjatë takimit. Më tej, ajo sqaroi se “lufta kundër korrupsionit po vijon dhe pjesë e kësaj lufte është procesi i vetingut, krijimi institucioneve për luftën kundër korrupsionit dhe luftën kundër krimit të organizuar. Gjithashtu, Ministria e Drejtisë sqaroi rezultatet e reformës në drejtësi, procesin e ngritjes së isntitucioneve të SPAK, Byrosë së Hetimit dhe Inspktoratit të Drejtësisë.

Rezultatet e Task Forcës Antikorrupsion në Shqipëri ishte një tjetër pikë e takimit të nivelit të lartë në Paris. Në cilësinë e Koradinatores Kombëtare Antikorrupsion, Gjonaj informoi Philippe Setton mbi rolin dhe punën e këtij koordinatori, si edhe ngritjen e një task force të posaçme, punë e të cilës është administrative dhe më tej do të jeë SPAK që do të vazhdojë luftën kundër korrupsionin. Në kuandrin e luftës kundër krimit të organizuar, Ministrja e

Drejtësisë informoi se aktualisht Shqipëria ka ratifikuar marrëveshjen me EUROJUST dhe se pritet shumë shpejt të emërohet një prokuror ndërlidhës. Më tej, ajo e informoi edhe mbi një plan masash kundër radikalizmit dhe terrorizmit ekstrem të elementëve të shoqërisë. Gjonaj theksoi se Shqipëria ka vendosur një regjim të ri të sistemin penitenciar për të denuarit dhe hetuarit, regjimi “41 bis”, i ngjashëm me atë që përdoret në shtetin italian.

Ministrja Gjonaj prezantoi dhe theksoi arritjet, sfidat dhe çështjet që lidhen me pesë prioritet e BE-së, një pjesë e të cilave janë nën përgjegjësinë e Ministrisë të Drejtësisë. “Të gjitha këto reforma që janë në proces zbatimi janë rekomandime që Shqipëria i ka realizuar lidhur me hapjen e negociatave. Besoj se do kemi mbështetjen e Francës në këtë proces, duke vlerësuar bashkëpunimin aktual, qoftë midis ministrive të drejtësive ashtu edhe midis ministrive të brendshme të të dyja vendeve”, u shpreh Gjonaj gjatë takimit.

Drejtor i BE-së dhe Ministër Fuqiplotë në Ministrinë e Jashtme Franceze, Philippe Setton, shfaqi interesin edhe mbi vakancat e krijuara për shkak të procesit të vetingut. Mbi këtë çështje ministrja Gjonaj e informoi se “ndonëse vakancat krijojnë problem, Ministria e Drejtesise ka ndërmarrë masat për hartimin e strategjisë ndërsektoriale në bashkëpunim me BE-në, ku në këtë strategji përfshihet edhe shkolla e Magjistraturës, e cila ka edhe një mbështetje buxhetore 42 milion euro nga BE”. “Shkolla e Magjistraturës është një nga shtatë prioritetet e strategjisë dhe mbetet dera e vetme e hapur për integrim në sistemin gjyqësor. Këtë vit është rivendosur shtimi i numrit të kandidatëve për Shkollën e Magjistraturës”, theksoi Gjonaj. Në pëfundim, ajo theksoi se Ministria e Drejtësisë po punon për nxitjen e mënyrave alternative për zgjidhjen e mosmarrveshjeve si ndërmjetësimi dhe arbitrazhi.

Minsitria e Drejtësisë së Shqipërisë dhe delgacioni që e shoqëron atë ndodhen për një vizitë dytidore në Francë, ku do të zhvillojnë disa takime me drejtues të lartë të shtetit që kanë në fokus reformën në drejtësi dhe përparimin e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian.

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Paris, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj zhvilloi një takim në Senatin Francez me Kryetarin e Grupit të Miqësisë Francë – Shqipëri, z. Rachel Mazuir, takim ky pas një bisede mjaft të frytshme në Tiranë përpara tre javëve.

Z. Mazuir shoqërohej nga tre deputetë të këtij senati. Gjatë takimit, znj.Gjonaj theksoi rëndësinë e reformës në Drejtësi, rezultatet konkrete të procesit të vetingut, ngritjen e institucioneve të reja KLP dhe KLGj, si dhe rezultatet e luftës kundër korrupsionit në administratën publike.

Në këtë takim z. Mazuir vlerësoi rolin e ministres Gjonaj si shumë të rëndësishëm në kuadër të procesit të reformës në drejtësi dhe shprehu konsideratën e tij të lartë për vullnetin, angazhimin dhe përgjegjësinë e madhe që mbart me vete për të sjellë ndryshimin e kërkuar dhe për të luftuar korrupsionin në vend.

Më tej z. Masuir nënvizoi se Evropa përbën burim energjie për Shqipërinë duke cituar kështu fjalët e Kryeministri Rama në takimin që kishte në Tiranë. Evropa përbën çelsin e integrimit të mëtejshëm të vendit për ngritjen e një shteti të së drejtës.”-tha ai.

Diskutimi u fokusua edhe tek angazhimi dhe roli i shoqërisë civile në Shqipëri dhe në veçanti ai i grave ne role drejtuese në organizata, të cilat ndikojnë në vendimmarrje. Mbi këtë tematikë znj. Gjonaj informoi anëtaret e Senatit se qeveria e ka shoqërinë civile aleatin kryesor të saj në këto reforma.

“Nga njëra anë qytetarët na ndihmojnë me anë të denoncimeve të rasteve të korrupsionit ndërsa shoqëria civile me ndihmën e saj në rritjen e transparencës dhe llogaridhënien e institucioneve. Aktualisht po punohet me shoqërinë civile dhe ekspertë komëbtarë dhe ndërkombëtarë me anë të projekteve të ndryshme për të adresuar më mirë masat e marra në luftën ndaj korrupsionit.”-citoj Gjonaj

Në këtë takim u diskutua edhe mbi ecurinë e zbatimit të reformës në drejtësi, lidhur me plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese, ngritja e institucioneve SPAK, Inspektorit të lartë te drejtësisë, dhe rezulatet e fundit të procesit të vettingut.

Në vazhdim të takimeve zyrtare, Ministrja Gjonaj mbajti takimin e fundit të saj në Gjykatën e Lartë të Parisit me Prokurorin e Prokurorisë Speciale pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Parisit Z. Remy Heitz dhe Zv. prokurorin Z. Christophe Perruaux. Në këte takim u diskutuan mbi format e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar nëpërmjet grupeve hetimore të përbashkëta.