Shpallje për shprehje interesi për kandidatët që kërkojnë të certifikohen si ndërmjetës të pasurive të paluajtshme. - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 25/01/2023

Shpallje për shprehje interesi për kandidatët që kërkojnë të certifikohen si ndërmjetës të pasurive të paluajtshme.

Në ligjin nr. 9/2022 “Për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme” dhe Urdhrin Nr. 187, datë 04.05.2022 “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme mbi paraqitjen dhe trajtimin e shprehjeve të interesit, si dhe verifikimin e plotësimit të kritereve ligjore të personave që kërkojnë të certifikohen si ndërmjetës të pasurive të paluajtshme”, janë përcaktuar rregullat për paraqitjen, trajtimin e shprehjeve të interesit, si dhe verifikimin e plotësimit të kritereve ligjore të personave që kërkojnë të certifikohen si ndërmjetës të pasurive të paluajtshme. Kandidati për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme paraqet shprehjen e interesit dhe dokumentacionin shoqërues brenda 15 ditëve nga përfundimi i afatit të publikimit. Kandidati për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme, që kërkon të certifikohet si ndërmjetës i pasurive të paluajtshme, depoziton pranë Ministrisë së Drejtësisë, përmes shërbimit postar ose dorazi, dokumentacionin bashkangjitur:

  1. Kërkesë për shprehje interesi për certifikimin si ndërmjetës i pasurive të paluajtshme;
  2. Kopje të mjetit të identifikimit;
  3. Certifikatë familjare;
  4. Kopje të njësuar të diplomës së arsimit të mesëm të lartë, të lëshuar nga një institucion arsimor i akredituar në Republikën e Shqipërisë ose diplomë të lëshuar nga institucion arsimor i huaj, të njohur e të njësuar nga ministria përgjegjëse për arsimin;
  5. Vërtetim nga prokuroria që nuk është nën hetim për veprat penale në fushën e pastrimit të parave, të financimit të terrorizmit apo të armëve të shkatërrimit në masë;
  6. Vërtetim nga gjykata që nuk është nën gjykim për veprat penale në fushën e pastrimit të parave, të financimit të terrorizmit apo të armëve të shkatërrimit në masë;
  7. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore të kandidatit dhe për personat e lidhur me të;
  8. Vetëdeklarim që nuk ka dënim me masë administrative gjobë ose masë administrative që detyron subjektin të ndalë një sjellje të caktuar, praktikë pune apo biznesi, si dhe të mos e përsërisë në të ardhmen, për shkelje të legjislacionit në fuqi për parandalimin e pastrimit të parave, të paktën jo më herët se 6 muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;
  9. Certifikatë për përfundimin me sukses të programit të detyrueshëm të trajnimit për kandidatët për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme; Me Urdhrin e Ministrit të Drejtësisë nr. 619, datë 23.11.2022, “Për përzgjedhjen e institucioneve trajnuese për realizimin e programit të detyrueshëm të trajnimit për kandidatët për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme”, është vendosur se institucionet do të zhvillojnë trajnimin e detyrueshëm për kandidatët për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme janë KUB (Kolegji Universitar i Biznesit) dhe ASPA (Shkolla Shqiptare e Administratës Publike).
  10. Dokument që provon zotërimin e gjuhës shqipe, të lëshuar nga autoritetet kompetente sipas legjislacionit në fuqi (për shtetasin e huaj)