Shëndeti është dhurata e jetës! ☀️ - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 05/12/2022

Shëndeti është dhurata e jetës! ☀️

Një dhuratë e çmuar nga Caritas Dioqezan Tiranë – Durrës për spitalin e burgut.

Ofrimi i shërbimit të trajtimit mjekësor për personat me heqje lirie është një çështje me rëndësi të veçantë! Çdo banor i vendosur në institucionet e vuajtjes së dënimit duhet të trajtohet me profesionalizëm dhe të përfitojë kujdesin e duhur mjekësor për problemet shëndetësore❗

Për herë të parë, spitali i burgut pajiset me një eko abdominale, e cila shërben për ekzaminimin imazherik dhe diagnostikimin e organeve të brendshme

Falenderoj organizatën humanitare fetare Caritas Dioqezan Tiranë-Durrës për këtë akt dhurimi