Sot, në një sesion të frytshëm informues mbi Programin e Bashkimit Evropian dedikuar Drejtësisë, së bashku me akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe profesionistë të së drejtës ndamë shpalljen e Programit për vitin 2020.
Kënaqësi shpërblyese për Ministrinë e Drejtësisë si Koordinatori Kombëtar dhe kontributor financiar në këtë program të dëgjonte frytin e kësaj përkrahjeje teksa përfituesit e deritanishëm të këtyre granteve shkëmbyen mes tyre dhe me audiencën përvojën e suksesshme me projektet fituese.
Sesioni informues i organizuar në bashkëpunim me Asistencën Teknike të BE-së për Programet Evropiane dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme shërbeu edhe si një mundësi e shkëlqyer për të shtrirë më tej bashkëpunimin e Ministrisë së Drejtësisë me Fakultetet e Drejtësisë në vend në kuadër edhe të Paktit për Universitetin.
Duke ndarë edhe këshilla nga e shkuara e pjesëmarrjes në thirrje dhe duke parë drejt mundësive për ta shtrirë edhe më tej rrethin e të informuarve, pjesëmarrësve e më tej, edhe fituesve, vëmendje e veçantë iu kushtua thirrjeve dhe mundësive të reja të aplikimit.
Të gjithë të interesuarit mund t’u hedhin një sy në linkun:https://ec.europa.eu/…/topic-search;freeTextSearchKeyword=;…
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.