Rishpallje për konsultim publik të projekt Planit të Veprimit 2020-2023, të Strategjisë për Edukimin Ligjor të Publikut - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 03/04/2020

Rishpallje për konsultim publik të projekt Planit të Veprimit 2020-2023, të Strategjisë për Edukimin Ligjor të Publikut

Ministria e Drejtësisë rishpall për konsultim publik projektin e Planit të Veprimit 2020-2023, në zbatim të Strategjisë së Edukimit Ligjor të Publikut.

Procesi i hartimit të këtij plani veprimi është drejt finalizimit dhe Ministria e Drejtësisë me qëllimin për të konsoliduar këtë dokument veprimi mirëpret çdo kontribut konkret, propozime për iniciativa dhe aktivitete nga grupe të interesuara si, shoqëri civile, akademikë, biznese, partnerët, gjithashtu edhe nga publiku i gjerë, pë​r tu përfshirë në të.

Propozimet mund të dërgohen në adresë Rovena.Pregja@drejtesia.gov.al, deri në datë 17 prill 2020.

PV SELP 2020-2023 _ draft 3 prill 2020_konsultim publik